Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare tha se këto ditë pritet që të arrihet piku i gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi.
“Qoftë nga telefonatat, por edhe numri i të infektuarve besoj se piku do arrihet këto dy tre ditë”, tha ai.
“Ajo që kemi mësuar nga Kina dhe Italia është se javën e parë ka pikun e përhapjes. Javën e dytë do kemi një gjendje të konstante dhe javën e tretë do fillojë të bie numri”, tha ai.