Festohet me krenari dhe solemnitet 60-vjetori i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it

531
Salla qendrore e Muzeut Historik Kombëtar e mbushur plot e përplot me anëtarë të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, me veteranë të moshuar, ish-luftëtarë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, me pasardhës të tyre, me familjarë të dëshmorëve të LANÇ-it, me invalidë të LANÇ-it dhe pjesëtarë të familjeve të veteranëve të ndarë nga jeta. Ata kanë ardhur këtu për të përkujtuar dhe festuar një ngjarje të veçantë; 60-vjetorin e krijimit të Organizatës së Veteraneve të LANÇ-it. Ngjarja është e veçantë sepse e veçantë është Organizata e Veteranëve, është organizata që ka për mision mbrojtjen e Epopesë më të lavdishme të popullit shqiptar, vlerat dhe historinë e LANÇ-it, nga çdo tentativë e ekstremit të djathtë dhe pinjollëve të kolaboracionistëve ballisto-zogistë që përpiqen ta deformojnë e ta njollosin këtë epope të lavdishme të popullit tonë. Kjo datë e shënuar përputhet dhe me Ditën e Veteranit. Morën pjesë në këtë solemnitet edhe shokët: Rustem Peçi, Kryetari i Komitetit Kombëtar, Odhise Porodioni, Sekretar i Përgjithshëm, Ziqiri Mero Kryekëshilltar i Komitetit Kombëtar, Zv.kryetarët: Faik Aliaj, Elidiana Canaj dhe Asllan Gropasi. Sekretari i Përgjithshëm i OKDA, sh. Dalan Buxheli, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të LANÇ-it, sh. Nuredin Dushani, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Tiranës Feriat Canaj, etj. Ata takohen e përqafohen me kryetarët e veteraneve të rretheve, me veteran e pasardhës të shumtë. Marrin pjesë gjithashtu në këtë solemnitet të ftuar: Zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, Prefekti i Tiranës, Admir Abria, nënkryetari i qarkut Fier, Vangjel Ndreko, Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Labëria” Prof. Ago Nezha, hiostoriani Paskal Milo si dhe deputetët: Vasilika Hysi, Besnik Bare e Spartak Braho. 

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komitetit Kombëtar, shoku Rustem Peçi
Ai u shpreh se në ditën e krijimit të Organizatës sonë, na mungojnë shumë prej bashkëluftëtarëve tanë, që janë ndarë nga jeta. “Organizata jonë me përkushtim e dinjitet patriotik e të paepur në propagandimin dhe mbrojtjen e fitores së arritur në Luftën e Dytë Botërore”
Organizata e Veteranëve të LANÇ trashëgimtare e denjë e luftëtarëve të epopesë së lavdishme të LANÇ
Pas Konferencës së pestë Kombëtare, një vendim i rëndësishëm, që u muar nga ata burra të nderuar e të paharruar, ishte edhe njohja nga ana e qeverisë e statusit të Veteranit të LANÇ edhe për atë kategori luftëtarësh që kishin vepruar gjatë LANÇ në terren. Rrjedhimisht, efektivit të Organizatës prej 70.000 veteranësh, duke iu shtuar edhe kjo kategori që u përmend, numri arriti në 90.000 veteranë. Por, me kalimin e viteve shumë veteran po ndaheshin nga jeta dhe, kur numri arriti në 60.000 veteranë, në Konferencën e gjashtë Kombëtare u mor vendimi tjetër i rëndësishëm e largpamës, për të pranuar në Organizatën e Veteranëve si anëtar me të drejta të plota edhe plejadën e pasardhësve të veteranëve, me bijë e bija të devotshëm të veteranëve, dëshmorëve të LANÇ dhe patriotëve të tjerë, nga radhët e shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë Lirim etj.Kur u njohën me këtë veprimtari, Organizatat homologe të Evropës, jo vetëm u shprehën pozitivisht për të, por e aplikuan edhe ata këtë masë.Një vendim i tillë, siguroi mbijetesën dhe jetëgjatësinë e Organizatës. Pas kësaj kohe e gjer sot, janë anëtarësuar me mijëra pasardhës në Organizatën tonë, me të cilët janë krijuar edhe qindra organizata veteranësh ku ato kanë munguar. Me ardhjen e pasardhësve në Organizatën e Veteranëve, ka një gërshetim vlerash midis veteranëve e pasardhësve, sikurse janë pjekuria dhe maturia e veteranëve, me dinamizmin e pasardhësve, vlera këto që e kanë bërë organizatën më vepruese dhe me një unitet të pathyeshëm.Duke qenë një organizatë e tillë e fuqishme, ajo gjatë periudhës 60-vjeçare ka bërë një luftë tepër aktive e të vendosur kundër veprimtarisë anti – LANÇ nga forcat e djathta, të cilat me ardhjen e tyre në pushtet ndërmorën një veprimtari të gjerë shkatërruese ndaj simboleve, varrezave dhe muzeumeve të LANÇ. Pinjollët kolaboracionistë, kur ishin në pushtet, duke vepruar me një hakmarrje të verbër, hoqën emrat e dëshmorëve dhe heronjve të LANÇ nga rrugë, shkolla e institucione, hoqën nga qarkullimi filmi e krijimtari nga epopeja e LANÇ, shpallën martirë e dekoruan kriminelë e diversantë, ndryshuan e falsifikuan nga tekstet e historisë së shkollave të vërtetat e historisë së LANÇ, fshinë nga kalendari zyrtar 29 Nëntorin e çlirimit të Shqipërisë, ndalonin veteranët për të shkuar për homazhe në varrezat e dëshmorëve, arrestuan e dënuan luftëtarë e drejtues të shtetit e të Organizatës së Veteranëve, hoqën dekorata dhe tituj të lartë të marra gjatë LANÇ e akte të tjera antihistorike e antikombëtare.Ishte Organizata e Veteranëve, ajo e dëshmorëve dhe Invalidëve të LANÇ, të cilët në sinkron me njëra –tjetrën, në përballje me këto akte, duke patur mbështetjen e forcave të majta e të kryesisht të PS që, nëpër vite dhe shkallë – shkallë, është bërë e mundur por jo plotësisht, për të korigjuar një varg prej atyre që u përmendën më lart. Këto përpjekje, duhen vazhduar edhe në të ardhmen, për të siguruar rregullimin e plotë të tyre, veçanërisht tani kur PS me zgjedhjet e 25 qershorit, do të ketë të gjitha mundësitë për ti realizuar këto kërkesa.Për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë dhe jep Organizatë e Veteranëve të LANÇ gjatë periudhës 60-vjeçare në mbrojtjen e vlerave të antifashizmit të tërësi si brenda dhe jashtë vendit, ajo është pranuar si anëtare me të drejta të plota në disa Organizata prestigjioze ndërkombëtare sikurse janë: “Federata Ndërkombëtare e Rezistencës Antifashiste” (FIR); “Federata Botërorëve e Luftëtarëve të Vjetër” (FMAC). Ndërsa më pas, është dhe anëtare e Forumit të Adriatikut.Ne pritëm që, me rastin e këtij jubile, të ishte miratuar kërkesa e Komitetit Kombëtar për ta shpallur 20 korrikun e çdo viti “Dita Kombëtare e Veteranëve të LANÇ”. Mirëpo, edhe pse është e dyta herë që e bëjmë këtë kërkesë në Qeveri e Kuvend, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Natyrisht, një qëndrim i tillë, nuk na duket i drejtë, për çka sërish ne do të këmbëngulim për ta realizuar atë, sukrse e ka bota e qytetëruar. Duke përfunduar, shprehim bindjen e patundur se Organizata jonë e Veteranëve, do të mbajë lart flamurin e luftës në mbrojtje të LANÇ dhe të çështjeve të tjera me karakter Kombëtar, duke shkruar në Konferencën XI me arritje edhe më të mëdha.
Sigal