Sulmi kibernetik/ Vazhdojnë  problemet me sistemin e gjobave, dalin të papaguara dhe me kamatë

162
Sigal

Problemi me të cilin po përballen qytetarët jo për fajin e tyre, sistemi i gjobave të Policisë ka edhe probleme të tjera.Një qytetare ka kontaktuar për të ndarë me shqiptarët problemin me të cilin është përballur në sistemin e gjobave. Qytetarja thotë  te joq se e ka paguar gjobën që ka marrë dhe këtë e ka të faktuar me faturë. Por problemi është te sistemi pasi asaj i shfaqet gjoba bashkë me kamatën, e cila sërish është më shumë se 50% e vlerës së gjobës. Gjoba e qytetares është 2000 lekë, 1200 lekë kamata dhe 50 lekë komisioni. Në total asaj i duhet të paguajë 3250.Qytetarja kërkon të dijë se çfarë duhet të bëjë në këtë rast pasi Policia Rrugore dhe e Shtetit nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.