Shpërthim në Vlorë, i vihet tritoli një objekti në ndërtim

277
Sigal

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Vlorë.

Policia njofton se ka shpërthyer një objekt në ndërtim, në të cilin ishin ndërprerë punimet prej vitesh, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.