Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se 10-të shkolla të mesme në vendin tonë, do të mbyllen dhe mësimi do të bëhen online. ”Shkollat e mesme në zonat e rriskut, Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë do të kalojne online. Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online dhe në auditor i provimeve”,-tha ministrja e Shëndetësisë.




















