Petrika Mele: Kletjon Kita, nënkryetari i Bashkisë Korçë, mashtrime dhe premtime boshe për lagjen 4!

241
Sigal

Rrugët e Lagjes 4 në Korçë, blloku i “shtëpive të reja” tek ish fusha e druve, janë në gjendje mizerabël.

Më shumë se 600 familje preken nga politikat keq qeverisëse të pushtetit lokal.

Kletjon Kita, nënkryetar i Bashkisë Korçë dhe njëkohësisht banor i kësaj lagjeje, veç mashtrimeve dhe premtimeve boshe fushate pas fushate nuk ka gjeneruar asnjë investim për infrastrukturën e lagjes 4.

Kjo është edhe arsyeja pse Kletjonit këtë fushatë elektorale nuk i është deleguar si përgjegjësi kjo lagje, pasi nuk ka më sy e faqe të ballafaqohet me banorët, të cilët në bisedat e përditshme shprehin mllefin dhe indinjatën për të.

Në 25 Prill, lagia 4 dhe e gjithë Korça do e ndëshkojë me votë Rilindjen për politikat e saj keq qeverisëse dhe klienteliste.