Mbushet plot sheshi “Skënderbej”, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

607
Sigal

Besimtarët myslimanë festojne sot festën e Fitër Bajramit. Pas ditëve të argjërimit, mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për faljen e namazit të Bajramit.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi besimtarët për paqe e harmoni.

 “Zoti i madhëruar thotë: ‘Për mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falu’. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar. Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkutimet, mosmarrveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar”–  tha ai.

Spahiu uroi që këto ditë feste të shërbenin për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.