Mbollën kanabis në oborret e shtëpive, dy të arrestuar në Tepelenë

321
Sigal

Në Tepelenë janë vënë në pranga dy persona për kultivim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, me finalizimin e operacionit “Veliqoti” është proceduar penalisht një person tjetër.

Njoftohet se në pranga u vu 23-vjeçari R. S., dhe 40-vjeçari A. C., banues në fshatin Veliqot, Tepelenë. Ndërsa në gjendje të lirë është proceduar 79-vjeçari L. B., pasi në oborret e banesave të tyre, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Vijon kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Veliqoti”. Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit masiv të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veliqoti”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.