Sigal

KRUJË- Forca të shumta policie që prej orëve të para të mëngjesit po zhvillojnë një operacion të madh në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar.

Në aksion marrin pjesë Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA. Deri tani sipas të dhënave janë ndaluar 10 persona, emra të njohur për policinë, të konsideruar si të rrezikshëm. Pjesëmarrja e forcave të shumta të policisë dhe prania e tyre në rrugët e Niklës e Krujës të kujton ndërhyrjen e 5 viteve më parë në Lazarat.

Mes të ndaluarve mësohet se janë shtetasit Flamur Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia; Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të dyshuar si dhe për armë e drogë. Po kështu mësohet se janë shoqëruar disa persona të fisit Haka.

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

Në terren ndodhen mbi 20 mjete të forcave speciale. Në aksionin e policisë janë përfshirë edhe snajpera, për të mbajtur nën vëzhgim zonën dhe parandaluar precipitimin e situatës.