Mbillnin hashash në banesë, ndalohen 43-vjeçari dhe bashkëshortja e tij në Fier

542
Një 43-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në banesën e shtetasit Ermal Hasani, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu filloi dhe procedimin në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E.H, 36 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” .

Njoftimi i policisë
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë autori dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja. Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në banesën e shtetasit Ermal Hasani, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Ermal Hasani, 43 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E.H, 36 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Sigal