U përmbyt nga shiu, Biblioteka Kombëtare shpall emergjencën…

650
Sigal

Biblioleta Kombëtare, ka shpallur gjendjen e emergjencës, pasi në 23 qershor shtimi i rreshjeve të shiut e përkeqësoi situatën. Ndaj bëhet me dije se nga data 25 qershor, deri më 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të mbyllet.

Në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme, në të cilën ndodhen libra, revista dhe gazeta, ku mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat janë përfshirë nga uji.

Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre.

Në reagim për mediat, Biblioteka thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të Rralla dhe Arkivi i Librit e i periodikut shqip.