Masa e reja lehtësuese/ Manastirliu: Këto janë pesë rregullat për të kufizuar përhapjen e COVID

263
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas lehtësimit të masave që do të nisin nga dita e sotme.

Manastirliu thotë se është shumë e rëndësishme të ruajmë veten dhe të tjerët, teksa ka publikuar edhe disa rregulla që duhet të ketë parasysh secili prej nesh.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e Covid 19”, shkruan Manastirliu.

Rregullat e publikuara nga ministrja

-Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundemi

-Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia

-Kufizoni kontaktet me personat e tjerë

-Kur dilni ruani distancën për të paktën 1.5 metrash

-Lani rregullisht duart