Ky është shteti i parë në botë që do të rihapet plotësisht pas koronavirusit

299
Sigal

Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë, që do të lejojë rihapjen totale të vendit nga kjo javë, duke nisur nga baret dhe restorantet, parqet dhe pishinat.

Autoritetet e quajnë një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.

Në Australi janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave.

 

Të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me tre faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit deri në korrik. Një milion qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.

Nga 15 maji, edhe Nju Sauth Uells do të rihapë bare e kafene, si dhe do të lejojë pesë persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin.