Koronavirusi/ Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Rihapja është e rrezikshme, bëni kujdes!

291
Sigal

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se dje janë bërë plot 100 ditë të përballjes së mjekëve në vijën e parë të frontit me koronavirusin.

Duke përshkuar se si është një ditë e këtyre mjekëve te Spitali Infektiv dhe përballjen me pacientët e infektuar, mjeku Kalo jep dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, teksa thekson se rihapja e jetës është shumë e rëndësishme, por shton rrezikun e kontaktit me personat e infektuar.

Për këtë arsye, Kalo kërkon që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve, pasi vetëm kështu do ja dalim të fitojmë ndaj COVID-19.

POSTIMI:

10.05.2020….DITA e 100-të e PUNËS në vijimësi, fillimisht asaj përgaditore dhe pas 8 Marsit 2020, ditës së konfirmimit zyrtar të 3 rasteve të para, në përballjen direkte me të sëmurët e hospitalizuar me Sars-Cov2/Covid-19….100 ditë të pa shkëputura nga njëra tjetra prej pauzave fundjavore…..

Pas kontaktit që herët në mëngjes me të sëmurët vijon dita me një bisedë në sheshin para Urgjencës së Shërbimit Infektiv/Covid-1 me kolegët, kuptohet duke respektuar distancimin fizik…PUNA në GRUP është kyçi i artë i suksesit në situata të tilla dhe jo vetëm…..Punonjësit e Rendit janë aty 24 orë rresht, që nga dita e parë dhe ata kurdoherë përkujdesen, për ruajtjen e rregullave të kuarantinimit të këtij objekti….

KËNAQËSINË ditës ja shtoj dalja e Besnikut dhe rikthimi i tij në Shkodrën-loce….Pacient shëmbullor në durimin dhe forcën e tij në përballjen jo pak sfiduese me këtë sëmundje, si dhe mjaft fisnik në mirënjohjen e shprehur ndaj përkujdesit tonë…Të shkuara mik!!!….Bashkëkombas…

HAPJA e domozdoshme dhe graduale e vendit, rigjallëron si mëndjet edhe energjitë tuaja fizike, i jep oksigjenim ekonomisë, ul papunësinë si dhe përmirson gjëndjen financiare të gjithkujt, POR kjo hapje shton edhe rrezikun e kontaktit me personat ende të infektuar asimptomatik me Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES dhe vetëm KUJDES…Vijoni të respektoni veten dhe ata që gjallërojnë rreth jush….

Zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona….JETA do vijojë por në kushtet kur jo gjithshka mundet të jetë si më parë…..Ju lutem….MOS u shqetsoni apo brengosuni aspak për faktin se vëreni në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet shoqërore dukurinë se: MIRË që Covid-19 po “ngordh” pak-nga pak, POR ç’dreqin kanë këta gjithollogët analistë, që NUKU po na lënë rehat???…

JETA e gjithkujt ndaj është e bukur të jetohet e përballesh me vështirësitë e saj, sepse ajo është mjaft e variueshme dhe në të përjetohen si gëzimet po ashtu edhe brengosjet që e përditëshmja i ofron asaj…

Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM reciprok, ne me siguri do ja dalim të fitojmë ndaj sfidës COVID-19!!!