Marinzë, Koka paralajmëron rishikim të kontratës me Bankers

    481
    Sigal
    FIER – Pas katastrofës në Marinzë të Fierit, Qeveria mund të rishikojë kontratën koncensionare të kompanisë naftënxjerrëse kanadeze “Bankers Petroleum”. Paralajmërimi u dha nga ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili këtë të mërkurë inspektoi nga afër zonën e prekur nga shpërthimet në puset e naftës tetë ditë më parë. Ai tha se nëse Bankers nuk plotëson kriteret e vendosura nga Ministria, nuk do t’i lejohet rifillimi i veprimtarisë.
    Ministri i Mjedisit bëri përgjegjëse për këtë situatë qeverinë Berisha, e cila sipas tij për 8 vjet me radhë nuk ka bërë asnjë kontroll në lidhje me aktivitetin që kryen në vendin tonë kompania kanadeze.
    “Qeveria e mëparshme nuk ka ushtruar kontroll ndaj Bankers.Do të rishikohen kushtet e kontratës me kompaninë Bankers. Nëse nuk plotësohen këto kushte, Bankers-it do i ndërpritet aktiviteti”, tha Koka
    Ashtu si ministri i Shëndetësisë një ditë më parë, edhe Koka është pritur në formën e protestës nga banorët e Marinzës. Banorët kërkuan siguri për jetën e tyre në këtë fshat pasi shumë prej tyre janë të sëmurë si pasojë e çlirimit të gazit që u shkaktua nga shpërthimet në puset e naftës.
    Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se banorët e Marinzës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre dhe në tokat bujqësore. – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/marinz–koka-paralajm-ron-rishikim-t–kontrat-s-me-bankers-283997.html#sthash.d6Umk6vM.dpuf