Rama: Pas energjisë nis aksioni i naftës, do dënojmë mashtruesit!

749
TIRANE – Pas operacionit kundër vjedhjeve të energjisë elektrike në javët e ardhshme do të nisë edhe operacioni për abuzuesit me naftën dhe cilësinë që ata hedhin në treg. Paralajmërimi u nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në bilancin e OSHEE për skemën lehtësuese.
Sigal

Kryeministri Rama theksoi se tashmë i ka ardhur fundi periudhës së abuzimit me naftën në Shqipëri të të gjitha pikave qofshin këto naftënxjerrëse apo edhe karburantet.

Lidhur me këtë Rama u shpreh se do të ndryshohet edhe legjislacioni për të iu dhënë abuzuesve përgjigjen para drejtësisë. Duke u ndalur në shpërthimet e ndodhura në Patos Marinzë, shefi i qeverisë nënvizoi se askush nuk mund të pasurohet duke përfituar në kurriz të shqiptarëve, dhe aq më tepër të abuzojë me pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Rama paralajmëroi se për shpërthmiet në Marinzë do të këkrohet një audit ndërkombëtar, dhe në bazë të të cilit “Banker Petrolium” do të mbajë poërgjegjësitë që i takojnë. Dhe e gjitha kjo për kryeministrin do të bëhet që të mos ketë më abuzime ku shqiptarët paguajnë për naftë, dhe vetëm diçka e tillë nuk u jepet.

“Ashtu siç e kemi nisur edhe këtë operacion të madh që do të vazhdojë, ashtu do të nisim edhe një operacion tjetër duke bërë një paralajmërim, kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e cilësisë ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer një herë e përgjithmonë brenda kornizës së ligjit. Operacioni do të jetë frontal nga pikat hyrëse në dogana, tek çdo pikë nxjerrje e naftës deri në çdo pikë shitje të vendit. Është një operacion që nuk do të tolerojë askënd. I siguroj të gjithë ata që kanë lidhje me këtë paralajmërim se nëse nuk do e kuptojnë në këto pak javë, do të paguajnë një çmim shumë të lartë. Ne do të ndryshojmë edhe legjislacionin siç bëmë me energjinë.” theksoi në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama

Ora 12:33 Rama: Pas energjisë nis aksioni i naftës, dënojmë mashtruesit

“Të gjithëve na kujtohet kur nisën këto masa dhe skepticizmi që ishte. Por falë punës tashmë ky sektor nga kolapsi ku po shkonte. Dhe sot mund të themi me plot gojën se kemi kapërcyer hendekun e madh që na ndan nga e ardhmja. Nëse deri dje vjedhja e energjisë justifikohej me gjithfarë argumentash absurdë, sot këto justifikime nuk ekzistojnë më. Të gjithë e kanë të qartë se energjia është një mall dhe si çdo mall paguhet, dhe si për çdo mall që vidhet, ndëshkohet pa asnjë kompromis. Dhe faktikisht sot, sipas BB ajo çka qeveria ka bërë në këtë sektor ka siguruar qëndrueshmëri financiare të sektorit duke çelur një perspektivë të re. Dhe prandaj në këtë moment kur kompania bën këtë bilanc, është dita e duhur për të iu shprehur miorënjohje dhe falënderim të gjithë atyre shqiptarëve, që pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike iu bashkangjitën kësaj përpjerkje historike për të bërë këtë kapërcim historik. Të dhënat e ekspozuara tregojnë se jo vetëm kemi një përmirësim të ndjeshëm, por sektori ka nisur të marrë frymë, dhe rritja e likuiditetit ka bërë që të ulen borxhet që kompanitë i kanë jnëra tjetrës dhe të tretëve. Nga ana tjetër aplikimi i shlyerjes së borxheve ka kthyer ligjshmërinë e konsumit të energjisë. Dhe faktikisht kemi pasur një numër përtej çdo rekordi të imagjinueshëm për akt marrëveshje, afro 300 mijë nga dhjetori në mars. Ndërkohë që mesatarja e lidhur gjatë një muaji përpara këtij aksioni ishte 4-5 mijë. Dhe janë 61% e tyre familjarë që kanë përfituar nga ulja e kamatëvonesës. Vlera totale financiare e aktmarrëveshjeve është 50.5 miliardë lekë, shifër premtuese pikërisht për objektivin tonë strategjik që brenda 3 viteve të ardhshme ky sektor të mos jetë më një gropë që thith para që mund të shkojnë gjetkë, por të jetë një sektor që ecën me këmbët e veta dhe prodhon fitime. Vlera e kamatëvonesës së falur si pasojë e përfitimit nga skema lehtësuese është 39 milionë dollarë, pra një shumë që ka mbetur në arkën e familjeve shqiptare që kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj përpjekje historike. Është një histori suksesi që sot, komentohet në BB, në FMN dhe tregohet si një histori për t’u marrë shembull edhe nga vendet e tjera që vuajnë nga e njëjta problematikë, kuptohet jo në Evropë apo në BE. në këtë histori suksesi ka pasur rolin e pazëvendësueshëm Policia e Shtetit e cila është kriminalizuar përmes një propagande të shfrenuar që në thelb ka cënuar shtetin. Policia ka bërë atë që deri pak muaj më parë ishte e paimagjinueshme, të sigurojë zbatimin e ligjit në vend. KJO KA sjellë që të jemi në një fazë tjetër, të investimeve më të mëdha se në të gjitha vitet e shkuara. Kjo histori nuk ka përfunduar por vazhdon. Si në ditën e parë dua ta nënvizoj, nuk është një aksion as 3 apo 30 ditë, por një mënyrë e re sjellje e qeverisë, e OSHEE në raport me këtë pasuri kombëtare. Dhe kjo mënyrë sjellje synon të imponojë një sjellje simetrike të konsumatorëve. Kush e konsumon duhet të paguajë, dhe kush e paguan meriton një shërbim më të mirë. Kush nuk e paguan do të ndeshet me Kodin Penal dhe me këtë do të ndeshet. Sot ne jemi në kushtet mund të punojmë, mund të modernizojmë, dhe të realizojmë në kohën më të arsyeshme rritjen e cilësisë së shërbimit. Sepse të kesh një shërbim cilësor duhet ta paguash. Kjo kompani nuk është më shkopi i partisë së radhës por po shndërrohet me një vizion dhe funksion njësoj me çdo korporatë tjetër. Fakti që është një kompani publike, nuk e bën kompaninë më bujare, por përkundrazi e bën po aq të përgjegjshme sa një kompani private, madje edhe më të përgjegjshme sepse administron një pasuri kombëtare. Ne siguruam një financim vjet prej 150 milionë eurosh për projektin e rimëkëmbjes së sistemit energjetik. Dhe e siguruam përmes një reforme shumëplanëshe. Të gjithë shqiptarët duhet ta dijnë se financimi i këtij financimi, është rezultat i përgjigjes së tyre masive pozitive ndaj apelit për t’u bërë të gjithë bashkë për t’u treguar patriotë, jo duke tundur flamuj kuqezinj në një ndeshje futbolli, por duke paguar secili pjesën e vet ndaj pasurisë natyrore. Ky vit do të jetë viti i intensifikimit të reformës në sektorin energjetik, dhe konsolidimit të kësaj baze ligjshmërie. Për këtë arsye edhe puna e përbashkët, mes kompanisë dhe policisë nuk do të reshtë, dhe për këtë arsye askush nuk duhet të mendojë se mund ët shpëtojë duke iu shmangur ligjit. Lajmi tjetër i mirë është se KESH, ka shlyer rreth 70% të borxheve të prapambetura nga investimet private, borxhe që do të shlyhen plotësisht brenda këtij viti duke u hequr shqiptarëve një lak që po mbyste shqiptarët dhe sektorin. Brenda 2018, plani është të liberalizojmë 40% të tregut dhe të nxisim investime dhe bashkëpunime rajonale. kemi siguruar një bazë, për t’u kthyer nga një dele e zeza në mes të Evropës, në një lojtar rajonal me një rëndësi të madhe për vetë faktin se Shqipëria disponon burime dhe potenciale të jashtëzakonshme për të qenë një lojtar i tillë. Kjo reformë dhe kjo vendosmëri, si dhe kjo përgjigje e qytetarëve për të mbyllur kapitullin e rrumpallës, bën që ne të jemi me plotë kuptimin e fjalës të gatshëm për të hyrë në një fazë të re me një dinjitet dhe respekt të të tjerëve ndaj nesh. Dua ta mbyll duke bërë një paralajmërim për një tjetër operacion që do të nisë në ditët në vijim. Ashtu siç e kemi nisur edhe këtë operacion të madh që do të vazhdojë, ashtu do të nisim edhe një operacion tjetër duke bërë një paralajmërim, kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e cilësisë ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer një herë e përgjithmonë brenda kornizës së ligjit. Operacioni do të jetë frontal nga pikat hyrëse në dogana, tek çdo pikë nxjerrje e naftës deri në çdo pikë shitje të vendit. Është një operacion që nuk do të tolerojë askënd. E dimë mirë se çfarë fuqie kanë ato që prej kaq vitesh ku kanë gjetur shesh kanë bërë përshesh, duke na lënë një përshesh nafte, duke vënë mina kudo ku vunë dorën si ajo në Marinzë. Por jo vetëm që na drodhet qerpiku, por do tu rrimë përballë dhe do t’i qëndrojmë në kornizën e ligjit. Shqipëria është e pasur në burime hidrike, në energji, dhe në naftë dhe në gaz. Dhe duke folur për naftën, mund të them se këto 18 muaj na kanë mjaftuar për të bërë një analizë shumë të qartë, të një sistemi të korruptuar dhe zhvatësish e grabitësish që shtrihet në të gjithë zinxhirin. Për të përfunduar në ato që shesin naftë, që në fakt nuk është ajo për të cilën ato paguajnë, dhe bazuar mbi këtë strategji të këtij operacioni që kemi disa muaj që e kemi përgatitur, do të nisim si me energjinë kundër atyre që bëjnë para në kurriz të shqiptarëve. Nuk jemi kundër atyre që bëjnë para me biznes, madje e kemi treguar se e mbështesim sipërmarrjen. Kush bën biznes ta gëzojë, por nuk do të lejojmë që me biznesin e naftës shqiptarët të paguajnë për të blerë naftë, ndërkohë që makinat e shqiptarëve të shkatërrohen për shkak se lëngu që fusin brenda nuk është lëngu që blejnë. Askujt nuk do të ia lejojmë që për shkak të këtij materiali të trukuar të kemi një superndotje të ajrit dbe mbingarkesë të pamerituar në shëndetin e popullit tonë. I siguroj të gjithë ata që kanë lidhje me këtë paralajmërim se nëse nuk do e kuptojnë në këto pak javë, do të paguajnë një çmim shumë të lartë. Ne do të ndryshojmë edhe legjislacionin siç bëmë me energjinë. Në vendin tonë do të sigurojmë që çdo lloj ndërkombëtari nëse bën biznes në Shqipëri të mos trajtojë asnjë shqiptar si qenie e dorës së dytë. Nuk diskutohet as se kompania duhet të na vbërë në dispozicion planin afatmesëm të rehabilitimit por do të kërkojmë një audit ndërkombëtar si në çdo vend demokrat, duke mbrojtur interesat e kombit, dhe siç ndodh sa herë që kompanitë e naftës bëjnë çuditë e tyre. dhe bazuar në auditin ndërkombëtar ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka shtetit shqiptar, dhe për çdo problematikë kompania do të vihet përpara përgjegjësisë si në SHBA, Gjermani apo Kanada. Ne nuk kemi luksin të mbyllim sytë apo të humbim qoftë edhe 1 litër naftë që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe aq më tepër të na e marrin siç ju teket atyre. Ashtu si me universitetet na kanë lënë me kontrata fantazim. Ky nuk është një justifikim por kontratat e reja do të bëhen me emra të njohur botërisht dhe të panjollosur që edhe ata të jenë krenarë, edhe ne po ashtu. sigurisht secili sipas asaj që jep do të marrë atë që i takon. Por asnjë qindarkë më shumë sepse i takon shqiptarëve. ” tha Rama

Ora 12:25 Gjiknuri: Sektori i energjisë po merr frymë falë masave të marra.

“Ajo që kemi thënë që në vitin 2018 ta bëjmë këtë sektor të ecë me këmbët e saj po bëhet realitet. Një gjë që nuk ishte menduar kurrë. Mjafton të shohim borxhin e ulur. Ky sektor vit pas viti po pasurohet me investime në mënyrë që edhe Shqipëria të ketë një treg të pastër. Ashtu sicc po bëhet edhe me administrimin e duhur të KESH. Nga ana tjetër qeveria shqiptare është përballë edhe situatës tjetër në energjinë elektrike. Në qendër të vëmendjes të kësaj reforme ka të bëjë disiplina financiare, një kulturë e re pagese që të kemi furnizime të qëndrueshme dhe të krijohet hapësira për investime. Sektori i energjisë ka mundësi të mëdha për investime. Gjëja më e rëndësishme se si i bën hapat e para. Shembulli i këtyre muajve është se kur ka vullnet qeveritar, edhe fenomeni i vjedhjes së energjisë elektrike që ishte kthyer në një simptomë po shmanget pak e nga pak.” tha Gjiknuri

Ora 12:18 Tahiri: Do vazhdojmë bashkëpunimin me OSHEE, askush mbi ligjin

“Jemi të vendosur për prerjen e ccdo sipërmarrje të vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për të theksuar planin edukativ. Sepse për ne është e papranueshme që pjesa më e madhe e qytetarëve të rregullt të paguajnë, ndërsa të tjerë të jenë të pabarabartë përpara ligjit. Kjo është e papranueshme për ne sepse jemi angazhuar për rikthyer ligjshmërinë. Ka shumë që i kanë drejtuar gishtin policisë së shtetit, por gjoja me çështje me të rëndësishme. Unë besoj se nuk ka gjë më të rëndësishme në vend se sa policia të punojë për të vendosur barazinë përpara ligjit për një produkt që është pasuri e qytetarëve. E para garantojmë pasuritë e shqiptarëve. Dhe e dyta sanksionojmë një standard që nuk mund të kthehet mbrapsht. Është për këtë arsye që Policia e Shtetit edhe për ato që ndodhën në Patos Marinzë nisën procedimin penal. Se shfrytëzimi i pasurive ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me OSHEE. Sepse për ne kjo është e papranueshme që dikush të mendojë se mund të shkelë ligjin.” tha Tahiri