Makina përplaset me motorin, plagoset shoferi në Bilisht

96
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në Bilisht.

Një makinë ka përplasur një motor, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i kësaj të fundit.

Mësohet se drejtuesi i motorit është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Bilishtit por do të transportohet drejt Korçës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ende nuk dihet gjendje shëndetësore e të plagosurit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.