Sigal

TIRANË-Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për ‘mashtrim’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’.

Burime zyrtare bënë me dije se Albert Ibraliu, 31 vjeç, banues në Babrru më datë 23 prill të këtij viti, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qira një mjet tip “BMW”, në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.