Shqipëria vendi i pastrimit të parave, tregtisë së drogës, mungesës së shtetit ligjor dhe lirisë së shtypit

Ekzkluzive me Martin Henze, dhënë Drejtorit të “Telegraf”, Engjëll Musai

Ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel, dhe aktualisht kreu i Këshillit Ekonomik të CDU-së, në Gjermani, ka analizuar zhvillimet në Shqipëri, korrupsionin në gjyqësor dhe administratë, goditjen e medias, kapjen nga Soros të shtetit ligjor dhe burgosjen e opozitarëve me dokumenta të fabrikuara. Henze shprehet se: Shqipëria është qendra de facto e pastrimit të parave të pista dhe e lojërave të fatit, tregtisë së kokainës dhe amfetaminës midis SHBA-së dhe Evropës, transportit të naftës ruse dhe manipulimit të zgjedhjeve. Roli i SHBA-ve, mardhëniet me Gjermaninë, pse Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së dhe si duhet të veprojnë shqiptarët të dalin nga kriza dhe shpopullimi masiv

Sigal

Martin Henze, Ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel, Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Gjermani në intervistën për Telegraf ka analizuar zhvillimet më të fundit në botë. Henze shprehet se: Donald Trump dhe Friedrich Merz, të cilët e kuptojnë respektin e ndërsjelltë, secili në pozicionin e vet – Merz si  aktorë evropian dhe Trump si President i SHBA-së – si dhe koalicioni i të vullnetshmëve, formojnë një ekip bazë të nevojshëm dhe efikas në mënyrë që në fund  të arrijmë një marrëveshje faktike paqeje. Për këtë, na nevojiten vepra tani.

Intervistoi për Telegraf.al:

Engjëll Musai (Drejtor i Telegraf)
Blerina Llalla – SHBA

INTERVISTA E PLOTË

Çfarë thoni ju për vdekjen e republikanit Charlie Kirk?

Çdo vdekje e panatyrshme e një njeriu në këtë planet është për dikë e tepërt, pavarësisht nëse bëhet fjalë për fëmijë, gra apo burra. Qoftë në dhomat e torturës së Koresë së Veriut dhe Iranit, në Arkipelagun Gulag në Rusi, në Ukrainë në duart e agresorit Putin, në Lindjen e Mesme, apo në shkollat tona, institucionet e kujdesit për fëmijë, universitetet dhe në rrugët tona në duart e njerëzve që kanë qasje të pakufizuar në çdo armë – kjo vlen edhe për Charlie Kirk. Vetëm Zoti, jo njeriu, kishte legjitimitetin për t’i marrë atij jetën.

Charlie ishte një nga republikanët e fundit radikalë në rrethin  e Donald Trumpit, i cili ende besonte seriozisht se dialogu me të majtën ishte i mundur. Unë kam një perspektivë politike të ndryshme nga Kirku në disa sektor kyç, por hapja e tij ndaj dialogut më ka bërë gjithmonë përshtypje . Ai e kuptoi se si të krishterë, si besimtarë, të gjithë jemi të barabartë para krijuesit tonë. Kirk vdiq ashtu siç ka jetuar : Si një njeri i lirë. Në skenën e hapur, duke kërkuar dialog. Në bluzën e tij të bardhë shkruhej “Liri”. Një të qindtën e sekondës pas plumbit në qafë, bluza  nuk ishte më e bardhë, por e kuqe si gjaku – rezultat i aktit të një 21-vjeçari nga një familje mbështetësish të Trump.

Me vrasjen e Kirk duhej të vritej parimi i dialogut jo- dominues midis të gjitha kampeve në SHBA.

Në histori ne kemi përjetuar herë pas here  ngjarje të tilla, tek të cilat autorët vinin shpesh  nga brenda kampit politik dhe/ose fetar të vendit.

Kështu u vra nga një nacionalist hindu më 30 janar 1948 i madhi Gandi, një hindu. Ndërmjetësi i parë i OKB-së për Palestinën, Konti Folke Bernadotte, u vra nga ekstremistët hebrenj në vitin 1948. Dag Hammarskjöld, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe ndërmjetës në krizën e Kongos, u qëllua në aeroplanin e tij gjatë rrugës për në bisedimet e paqes mbi Katanga, me sa duket nga mercenari dhe piloti luftarak belg Jan van Risseghem. Kësaj i shtohet atentati  ndaj Kennedyve në vitet 1963 dhe 1968 si  dhe atentati ndaj Martin Luther King më 4. prill 1968.

Më 6 tetor 1981, presidenti egjiptian Anëar Sadat u vra nga një mysliman radikal. Më 30. November 1989, 21 ditë pas rënies së murit,  Alfred Herrhausen, i cili kishte kontribuar ndjeshëm në shembjen e bllokut lindor dhe ribashkimi e Gjermanisë , u bë viktimë e një atentati. Një vit më vonë, më 12 tetor 1990, u sulmua miku im i partisë Ëolfgang Schäuble. Ëolfgang Schäuble, gjithashtu një nga arkitektët e ribashkimit të Gjermanisë, më pas mbeti i varur nga një karrige me rrota për pjesën tjetër të jetës së tij . Më 4 nëntor 1995, Yitzhak Rabin, kryeministri izraelit, u vra në Tel Aviv nga Yigal Amir. Amiri ishte një ekstremist fetar hebre që u shpreh  kundër planeve të paqes të Rabinit me palestinezët. Rabini kishte nënshkruar Marrëveshjen e Oslos, e cila shënoj procesin e paqes. Ai u qëllua pas një tubimi për paqen,që  edhe sot jehon .

Njerëzit të cilët ushtrojnë një mision që i tejkalon kufijtë e tyre fetarë dhe politikë jetojnë me shumë rrezik.

Tani kështu i ndodhi   Charlie Kirk, një anëtari të thjeshtë të Partisë Republikane që angazhohej për dialogun e hapur .Edhe e shtëna  që e goditi do të shkruaj histori.

Varet nga ne që më në fund të mësojmë, që të gjithë të përqendrohemi në faktin se respekti për njerëzit dhe të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë mjetet për të shkëmbyer mendime dhe perspektiva të ndryshme në një mënyrë të civilizuar, për të parandaluar dhunën dhe për t‘i shpallur luftë aktorëve të radikalizuar të çdo ngjyre, si dhe për të mundësuar zhvillimin kulturor.

Kriminelët e luftës, autokratët, socialistët dhe radikalët e kësaj bote – qofshin ata Putin, Kim, Rama, Díaz-Canel, Morales apo Khamenei – duhet ta dinë se ne kurrë nuk do të lejojmë që liria jonë të na merret ose shkatërrohet. Çfarëdo që të ndodhë, ne do të luftojmë.

Trump duhet të ndikojë menjëherë mbi “miqtë” e Putinit, Orbanin dhe Ficon, që të  mos jenë kundër sanksioneve ekonomike dhe të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit nga Moska, duke blerë në vend të kësaj nga SHBA-të. Është koha t’u dhurojmë atyre një biletë  të thjeshë vajtje për në Moskë. Ne mund t’i ndajmë me kënaqësi kostot e biletave midis Berlinit dhe Uashingtonit. Ne mund t’i pranojmë këta dy individë, përfshirë Vuçiçin. Ata po dëmtojnë kombet e tyre, bisedimet e paqes dhe si rrjedhojë, reputacionin e SHBA-ve. Ata po dëmtojnë Evropën, Gjermaninë dhe SHBA-të.

Cili është qëndrimi juaj për negociatat me Putinin? Qilimi i kuq iu shtrua atij në Alaska. A ka nevojë Putini për lëshime që të moderojë sjelljen e tij?

Epo, për momentin – qoftë këtu në Gjermani, qoftë tek ju në Shqipëri apo në SHBA, si dhe në Alaska nevojitet diçka krejtësisht e ndryshme.

Nuk e përkëdhelim  një qen të sëmurë, kur i vendosim gojëzën. I themi „ Ulu“ dhe e  ulim.

Nëse leh, i japim një goditje të fortë në feçkë  – dhe kaq. Kur e ke kokën në gojën e një hiene, atëherë nuk negocion.

E ngjashme është edhe me Putinin: Ta qetësosh atë është e kotë. Vendimtare është se çfarë kërkesash të qarta bëhen. Dhe pikërisht kjo mungon në këtë moment. Të gjithë bisedojnë vetëm për “negociata”, por askush nuk thotë se cili rezultat duhet të synohet në fund.

Vetëm falë kancelarit tonë federal  Merz, Evropa po fillon ta vendosë veten në pozicionin kryesor. Disa nga këshilltarët e Trump po ëndërrojnë ide absurde si “Le të bëjmë aleancë me Rusinë kundër Kinës”. Ky është në thelb një pranimi i disfatës.

Janë pjesërisht oportunistë budallenj që sillen rreth Trump. Ai mezi ka miq dhe ekspertë të besueshëm. Rubio dhe Vance  janë në të vërtetë njerëz të mirë , por është shumë pak. Ka mungesë të plotë qartësie në Uashington – dhe kjo në një kohë kur jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore. Kaosi diplomatik dhe këshillat e këqija  të Trump duhet të marrin fund. Kjo do të thotë që ne duhet të sqarojmë se çfarë duam nga Ukraina dhe Moska, si duhet të përfundojë kjo luftë dhe si duhet të duket bota më pas.

Në vend që të bisedojmë për garanci sigurie të pakuptimta apo ndonjë lloj marrëveshjeje ekonomike: Kush nga  ekonomia e SHBA-së apo Gjermania dëshiron të investojë tashmë në Rusi?

Askush që mund të mendojë qartë. Rusia është një diktaturë, morali është i keq, ka pak punëtorë të kualifikuar mirë, alkoolizmi është i përhapur gjerësisht dhe mafia përgjon në çdo cep.

Pra, së pari, duhet të përcaktohen qëllimet dhe në të njëjtën kohë, duhet të sqarohet se si mund të sigurojmë vazhdimësinë e qëllimeve.

Gjatë kësaj faze sqarimi, Ukrainës duhet t’i  vihen në dipozicion gjithçka, çfarë asaj i nevojitet nga pajisjet ushtarake dhe ekspertiza për të mbrojtur territorin e saj. Paralelisht me këtë duhet dhe do të rrisim sanksionet ekonomike për ta ulur tregtinë e jashtme të Putinit në pothuajse zero.

Të gjitha llogaritë e jashtme ruse duhet të ngrihen. Unë besoj se brenda katër javësh ekonomia ruse do të ndaloj dhe rusët në Moskë dhe Soçi do ta kenë zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë përfundimtare çështjen me Putinin, Lavrovin dhe lojtarët e tjerë të lidhur me Putinin. Kështu negociatat e paqes mund të fillojnë dhe Rusia mund të bëhet përsëri pjesë e Evropës.

Pra: Bisedoni më pak, zbatoni më shumë, futjuni punës.

Vance tha së fundmi se të gjitha luftërat përfundojnë me negociata, çfarë mendoni ju?

E shihni, e vlerësoj shumë J.D. Vance. Ai është një republikan i mirë dhe një i krishterë, por ajo që tha është e pakuptimtë. Negociatat në thelb nënkuptojnë që secila palë sakrifikon diçka, jo që Rusia thjesht mund t’i mbajë territoret e pushtuara. Negociata të vërteta dhe thelbësore do të ndodhnin nëse krimineli i luftës Putin do të tërhiqte trupat e tij nga shteti i pavarur i Ukrainës ose edhe do të hiqte dorë nga territori i pushtuar. Krimesë do t’i jepej një status i veçantë bazuar në historinë e saj, e demilitarizuar dhe nën administrimin e OKB-së, e aksesueshme nga të dyja palët ndërluftuese.

Çdo gjë tjetër është absurditet i pastër. Vance po tregon në thelb padijeni historike. Ai nuk po e bën këtë sepse nuk ka asnjë njohuri për këtë; jo, ai është shumë i arsimuar. Ai thjesht po përpiqet të justifikojë qasjen e Trump ndaj zgjidhjes së konflikteve. Kjo është e gabuar. Trump duhet të këshillohet hapur dhe në mënyrë më të orientuar drejt qëllimit. Festimi i  një dhome jehone për Donald Trump është kundërproduktive.

SHBA-të duhet të pozicionohen më qartë dhe me një vizion largpamës. Trump ka nevojë për shumë specialistë në krah të tij, të cilët disponojnë përvojë nga periudha para vitit 1989 deri në mesin e viteve 1990. Për momentin nuk bëhet fjalë që të dëgjojmë të gjithë të thonë: Bravo, SHBA, tani bëhet fjalë për të krijuar aleancën aq të ngushtë midis SHBA-së dhe Evropës, dhe në veçanti Gjermanisë, sa të mos kaloj asnjë fletë letre midis nesh. Ne duam të sigurojmë lirinë së bashku, jo socializmin dhe jo Luftën e Tretë Botërore.

Trump duhet të ndikojë menjëherë mbi “miqtë” e Putinit, Orbanin dhe Ficon, që të  mos jenë kundër sanksioneve ekonomike dhe të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit nga Moska, duke blerë në vend të kësaj nga SHBA-të. Është koha t’u dhurojmë atyre një biletë  të thjeshë vajtje për në Moskë. Ne mund t’i ndajmë me kënaqësi kostot e biletave midis Berlinit dhe Uashingtonit. Ne mund t’i pranojmë këta dy individë, përfshirë Vuçiçin. Ata po dëmtojnë kombet e tyre, bisedimet e paqes dhe si rrjedhojë, reputacionin e SHBA-ve. Ata po dëmtojnë Evropën, Gjermaninë dhe SHBA-të.

Kriminelët e luftës, autokratët, socialistët dhe radikalët e kësaj bote – qofshin ata Putin, Kim, Díaz-Canel, Morales apo Khamenei – duhet ta dinë se ne kurrë nuk do të lejojmë që liria jonë të na merret ose shkatërrohet. Çfarëdo që të ndodhë, ne do të luftojmë.

Pra, asnjë negociatë me Putinin?

Gjithmonë duhen dy veta. Putini, siç thashë, nuk do të negociojë. Ai nuk do të dojë të negociojë derisa të mos jetë më aty për arsye biologjike, ose kur të kuptojë se mosnegocimi do të jetë më i rrezikshëm për të, familjen e tij dhe kolegët e tij në FSB dhe oligarkinë. Strategjia e Ukrainës po e paralizon gjithnjë e më shumë Rusinë; sulmet ndaj depove dhe industrisë ruse të naftës në veçanti janë gozhda thelbësore e arkivolit për  sundimin e  Putinit; djemtë në Kiev po bëjnë një punë shumë të mirë.

Por nëse SHBA-të, në veçanti, por edhe pjesë të Evropës dhe Ballkanit, po e lënë Putinin të shpëtojë nga gjithçka, pse duhet të kërkojë një kompromis?

Kujt i dhurohet gjithçka, nuk ka arsye të negociojë. Presidenti i SHBA-së duhet ta dijë këtë gjithashtu.

Unë mendoj , se Donald Trump dhe Friedrich Merz, të cilët e kuptojnë respektin e ndërsjelltë, secili në pozicionin e vet – Merz si  aktorë evropian dhe Trump si President i SHBA-së – si dhe koalicioni i të vullnetshmëve, formojnë një ekip bazë të nevojshëm dhe efikas në mënyrë që në fund  të arrijmë një marrëveshje faktike paqeje. Për këtë, na nevojiten vepra tani.
Po gjendja politike në Gjermani?

Kjo pyetje është e ndërlikuar dhe e pamundur të shpjegohet me fjalë kyçe. Por ndoshta mund t’ju tregoj tri tematika me  të cilat po merremi  aktualisht.

Së pari, Gjermania ishte e pafatPikërisht kur ne në Berlin po fillonim të merreshim me  problemet e krizës së refugjatëve të vitit 2015 –  kjo ishte   nga viti 2020 – shpërtheu pandemia e koronavirusit. Së dyti pasi kjo u përballua ,  ne u sfiduam nga lufta e agresionit të Putinit në vitin 2022.

Dhe së treti, përpjekjet e qeverisë së kuqe-jeshile në Berlin midis vitit 2021 dhe fillimit të vitit 2025 u karakterizuan nga njëra anë nga organizimi kaotik i zgjidhjeve dhe anashkalimi i popullit gjerman. Nga ana tjetër, një koalicion politik i të Gjelbërve dhe Socialistëve në pozicione udhëheqëse nuk  ishte në gjendje të zgjidhte probleme komplekse në një situatë shkatërruese. Ata përdorën  koncepte zgjidhjesh  lineare që ishin joefektive dhe dështuan keqas. Në katër vitet në vijim, mezi pati ndonjë zhvillim pozitiv politik ose ekonomik. Stagnimi bëri që problemet të rriteshin në mënyrë eksponenciale.

Po çfarë ndodh pas zgjedhjeve në pranverë 2025?

Strategu kinez Sun Tzu, homologu  i gjeneralit tonë prusian Clauseëitz, dikur tha se njeriu mund të gjejë rrugën për të dalë nga një krizë vetëm kur është me shpinë pas murit dhe beson se do të vdesë.

Gjermania ndodhet me shpinë pas murit, gjë që po çon në një gatishmëri të re për të menduar më gjeopolitikisht sesa në vitin 2024.

Në prill/mai 2025 ndihej në Berlin një atmosferë e rregullt largimi, aktualisht është pak  më e qetë.

Në fakt, me  kancelarin Merz, kemi ne një politikan shumë gjurmëlënës dhe veprues, i cili është gjithashtu Ministër i Jashtëm de facto. Ai i zotëron të dy rolet në mënyrë të shkëlqyer dhe si avokat dhe ish-sipërmarrës, disponon  gjithashtu njohuri të shkëlqyera    në ekonomi  dhe financë. Për më tepër, me Alexander Dobrindt, kemi një Ministër të Brendshëm shumë të organizuar, i cili, ndër të tjera, po kujdeset  me sukses për çështjen e azilit.

Për fat të keq, partneri i vogël, SPD, aktualisht po sillet sikur të kishte fituar zgjedhjet federale, edhe pse i humbi ato bindshëm. Në këtë drejtim, sigurisht që duhet ta zgjerojë perspektivën e saj edhe më tej dhe t’i marrë seriozisht problemet reale të vendit, përndryshe, nuk do të bëhet  asgjë.

Veçanërisht  ekonomia duhet të rritet, që do të thotë se uljet e taksave dhe programet e investimeve janë të nevojshme.

Ne e kemi konceptuar  këto të fundit në formën e të ashtuquajturave fonde speciale për të financuar rinovimin e infrastrukturës sonë,  në vlerën e 500 miliardë eurove , si dhe për mbrojtjen dhe infrastrukturën, pra pa  kufi të sipërm.

Këto dy programe janë paketat më të mëdha të investimeve të konceptuara ndonjëherë në Evropë. Mendoj se kjo është bileta jonë për në shekullin e 21-të.

Gjermanët kanë një talent unik. Pasi të dalin nga qoshja  e  tyre depresive dhe të kenë sqaruar se çfarë duhet bërë, ata mund të kryejnë mrekulli. Për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore, ne rindërtuam një vend që ishte pothuajse plotësisht i shkatërruar, me qendra të rëndësishme industriale në Evropën Lindore të cilat kishin humbur , dhe gjithashtu duhej të kujdesejshim   për mbi 11 milionë refugjatë gjermanë nga Evropa Lindore, dhe e zhvilluam atë në ekonominë e dytë më të madhe në botë brenda më pak se dy brezave. Ne jemi të aftë për çdo gjë; na duhet vetëm një qëllim – ky është tipik gjerman. Ky  tani është planifikuar  dhe presim të shohim se çfarë ndodh.

Unë jam shumë i bindur.

Me këto programe ekonomike motivohet gjithashtu   e gjithë ekonomia evropiane dhe amerikane.

Partitë miqësore me Putini janë një problem i veçantë: AfD, BSË dhe  die Linke. Në fakt   bëhet fjalë tek të gjitha tri organizatat për parti të majta të orientuara nga Moska. Ato janë të gjitha,

njëra më shumë, tjetra më pak të pozicionuara  kundër NATO-s dhe BE-së dhe dëshirojnë me kënaqësi  të negociojnë me kriminelin e luftës Putin. Edhe pjesë të SPD janë gjithashtu midis tyre. Kur takoj këta aktorë, ndjej   se më kujtohet gjithmonë kolona e pestë e Moskës. Të gjithë duken, si Orbán dhe Fico, sikur po kontrollohen nga distanca. Sipas mendimit tim, ata nuk përfaqësojnë interesat e kombit gjerman dhe partnerëve tanë perëndimorë.

Po mendohet për ndalimin e partisë ekstremiste të krahut të djathtë AfD në Gjermani, apo jo?

Po, por nga njëra anë, AfD nuk është ekstremiste e krahut të djathtë; është e orientuar nga Moska, prandaj nuk është e krahut të djathtë në vetvete. Nga ana tjetër, sigurisht që kjo mund të mendohet natyrisht  për një shtet ligjor.

Sipas mendimit tim, një shoqëri demokratike duhet të jetë në gjendje të duroj debatin demokratik; pajtohem me Vance dhe kritikën e tij për këtë. Megjithatë, është e nevojshme dhe Vance e shpërfilli këtë në kritikën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që çdo parti t’i përmbahet kushtetutës dhe rregullave demokratike. Nëse një parti është jokushtetuese, ajo nuk ka vend tek ne.

Kështu kemi bërë me Partinë Komuniste Gjermane në Gjermani. Gjykata jonë Kushtetuese e konsideroi atë si antikushtetuese dhe e ndaloi; anëtarëve të saj nuk u lejohej më të punonin për shtetin dhe u ndalua të ushtronin profesionet e tyre. Ky ishte vendimi i duhur dhe vlen edhe sot. Vance nuk duhet të na tregojë se çfarë është për të bërë në këtë sektor; amerikanët bënë të njëjtën gjë me platformat komuniste në SHBA.

Organizata të tilla nuk kanë vend në shoqëritë tona të lira; ato janë në vetvete  armiq të lindur të demokracisë.

Megjithatë, tani shumë votues për shembull po braktisin të majtën dhe SPD-në dhe po votojnë për AfD-në, e cila tani do të ndalohet.

Megjithatë, ajo që është kurioze është se die Linke  në Gjermani, nga të gjitha partitë, donte ta pengonte  këtë ndalim të komunistëve në atë kohë, por sot ata janë  pro ndalimit të AfD-së, sepse, sipas tyre bëhet fjalë për një parti ekstremiste e krahut të djathtë.

Pra, si gjithmonë, unë nuk u besoj argumenteve të socialistëve. Socializmi nuk mund të jetë kurrë demokratik, kështu që argumenti i tyre aktual për ndalimin e AfD-së në fund të fundit ka të bëjë vetëm me eliminimin e një kundërshtari. Konservatorët gjithashtu kanë paraqitur argumente; mendoj se ata kanë një qëllim të vërtetë; ata janë të shqetësuar për mbrojtjen e demokracisë sonë, pra, lirisë.

Ne do të shohim se çfarë thotë Gjykata Kushtetuese dhe pastaj do t’i përulemi vendimit.

Megjithatë, ndalimet e partive nuk e zgjidhin, de facto, konfliktin aktual.

Politika gjermane duhet të përpiqet të qetësojë frikën e njerëzve për të ardhmen. Kjo mund të arrihet, nga njëra anë, përmes politikave të shkëlqyera ekonomike dhe mbrojtëse, një reforme të shtetit të mirëqenies dhe një demonstrim të lidershipit.

Nga ana tjetër, ne duhet të parandalojmë Moskën dhe Teheranin që të ndërhyjnë në shoqërinë tonë përmes mediave sociale, me frymën e luftës hibride, për të manipuluar njerëzit. Nëse Putini zhduket, të ashtuquajturat parti populiste – përfshirë Vuçiçin dhe Ramën, meqë ra fjala – do të zhduken gjithashtu. Kaq e thjeshtë është.

  • Anëtarët e opozitës burgosen para ose pas zgjedhjeve nëpërmjet deklaratave të falsifikuara dhe/ose të pabazuara, sipas gjykimit të administratës.
  • Shteti ligjor , demokracia dhe liria e shtypit tani janë jofunksionale. Në këtë drejtim, nuk besoj se ka ndonjë mundësi të zbatueshme përveç ndryshimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja nën mbikqyrjen ndërkombëtare.
  • Për më tepër, edhe sipas ligjit shqiptar, është kushtetutërisht e palejueshme që një makinë IT të zëvendësojë një ministër, që i shmanget çdo kontrolli dhe përgjegjësie dhe nuk mund të ndërveprojë në mënyrë të pavarur.
  • Trump dhe Europa e kanë kuptuar se ky regjim në Tiranë nuk mund të reformohet plus lidhjet e Tiranës zyrtare me Soros.
  • Shqipëria do të bëhet një Venezuelë ose Meksikë e dytë, një narko-shtet në qendër të Evropës. Askush nuk e do këtë.
  • Hajdutët i përkasin një gjykate të mirëfilltë; ata duhet ta ndiejnë shkopin e shtrembër të shtetit ligjor. Administrata u vodhi të ardhmen në Shqipëri shqiptarëve
  • Ne duhet ta bëjmë më të qartë se më parë mbështetjen tonë për opozitën e organizuar shqiptare dhe për popullin shqiptar në ngulmimin e tyre për liri dhe një të ardhme në BE dhe në komunitetin perëndimor.

Ne duhet ta kemi të qartë këtë: Bëhet fjalë për ndryshim nga brenda, nëpërmjet popullit shqiptar. Kjo nuk është Lufta Ballkanike. Nuk ka të bëjë me përdorimin e fuqisë ushtarake evropiane ose amerikane për të përmbysur regjimin e maskarenjëve në Tiranë, i cili po përvetëson paratë e SHBA-së/BE-së dhe të taksapaguesve shqiptarë përmes korrupsionit, pra vjedhjes. Përkundrazi, ka të bëjë me përdorimin e aftësive tona për ta detyruar qeverinë të vendos midis dorëheqjes ose shlyerjes së miliarda dollarëve dhe eurove amerikane që kanë përvetësuar gjatë 12 viteve të fundit brenda katër javësh.

Ballkani dhe Shqipëria: Si ju duket juve  administrata Rama nga Berlini dhe Brukseli?

Sipas informacioneve të aktorëve nga  qarqet e sigurisë dhe agjencitë e inteligjencës që veprojnë rregullisht në shumë vende, bëhet fjalë tek Rama për një qeveri mafioze, siç e shtjelloi saktë gazeta BILD. Ekzekutivi është ndër më të korruptuarit  në mbarë botën. Shqipëria është qendra de facto e pastrimit të parave të pista dhe e lojërave të paligjshme të fatit , si dhe një qendër për tregtinë e kokainës dhe amfetaminës midis Amerikës së Jugut, Amerikës Latine, SHBA-së dhe Evropës. Nafta ruse gjithashtu me sa duket transportohet përmes porteve shqiptare. Zgjedhjet manipulohen vazhdimisht. Aty ku pastrimi i parave kryhet në shkallë të gjerë, si në Shqipëri, financohet edhe terrorizmi ndërkombëtar.

Spekulimet masive me valutën nuk mund të përjashtohen as duke pasur parasysh se qeveria autokratike ka në dorë bankën shtetërore të Shqipërisë. Është sikur Olsi Rama të drejtonte një kazino shtetërore. Dallimi është se në një kazino nuk mund të shtypen para dhe nuk mund të emetohen obligacione qeveritare.

Shtohet këtu edhe bashkëpunimi midis Sorosit dhe Ramës, si dhe ambasada e përfshirë e SHBA-së në Tiranë. Donald Trump më në fund duhet të ndërmarrë veprime këtu, jo vetëm të bisedoj. Bashkëpunime të tilla duhet të pengohen dhe aktorët duhet t’i nënshtrohen marrjes në pyetje serioze nga FBI dhe DEA.

Është koha për të dërguar kalorësinë në Tiranë.

Çfarë duhet të bëjmë në Shqipëri??

Unë përfaqësoj  një qëndrim të qartë për këtë. Nëse ne dhe shqiptarët nuk punojmë për të rrëzuar qeverinë Rama dhe për ta sjellë atë para gjyqit , Shqipëria do të bëhet një Venezuelë ose Meksikë e dytë, një narko-shtet në qendër të Evropës. Askush nuk e do këtë.

Tani kemi mundësinë të mbështesim popullin shqiptar në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund sundimit të mafies Rama. Është detyra jonë ta shfrytëzojmë këtë mundësi nga Berlini, Brukseli, Londra, Uashingtoni dhe nga brenda Shqipërisë.

A të çon rruga nga kriza në Gadishullin Ballkanik në një ndryshim të qeverisë në Tiranë?

Ne duhet ta kemi të qartë këtë: Bëhet fjalë për ndryshim nga brenda, nëpërmjet popullit shqiptar. Kjo nuk është Lufta Ballkanike. Nuk ka të bëjë me përdorimin e fuqisë ushtarake evropiane ose amerikane për të përmbysur regjimin e maskarenjëve në Tiranë, i cili po përvetëson paratë e SHBA-së/BE-së dhe të taksapaguesve shqiptarë përmes korrupsionit, pra vjedhjes. Përkundrazi, ka të bëjë me përdorimin e aftësive tona për ta detyruar qeverinë të vendos  midis dorëheqjes ose shlyerjes së miliarda dollarëve dhe eurove amerikane që kanë përvetësuar gjatë 12 viteve të fundit brenda katër javësh.

Pra, nuk bëhet fjalë për rrëzimin e qeverisë nga jashtë, por për fitimin e kohës. Kjo kohë duhet të përdoret më pas nga opozita e organizuar shqiptare, pra shoqëria civile. Ne e dimë që ajo përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

Populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën për të formuar një qeveri që zgjidhet lirisht dhe në mënyrë demokratike dhe që garanton të njëjtat të drejta themelore të njeriut si qeveritë në Perëndim. Tani kemi mundësinë t’i ndihmojmë shqiptarët.

Pse mendoni se një ndryshim qeverie në Tiranë është rruga më premtuese përpara?

Nga njëra anë nuk bëhet fjalë për një qeveri në Tiranë. Administrata Rama e ka legjitimuar veten përmes zgjedhjeve të manipuluara që nga viti 2013 – pra, ligjërisht, nuk u zhvilluan zgjedhje.

Administrata tani ka zbatuar një të ashtuquajtur ministre të kontrolluar nga IA-ja, e cila duket se është përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

Një metodë perfekte për atë që gazeta BILD e quan “qeveri mafioze”, duke i lejuar asaj të ushtrojë korrupsion në shkallë të gjerë pa u ndëshkuar – vetëm figura e IA-së është përgjegjëse.

Opozita mund të luftohet edhe në mënyra të tjera, pasi baza e të dhënave e ministrit të IA-së ndodhet  në duart e Ramës.

Ajo mund të programohet për të vepruar në një mënyrë të orientuar drejt gjykimit, duke i lejuar asaj të gjenerojë kryesisht prova për të ndjekur penalisht opozitën, pa mbajtur përgjegjësi asnjë anëtar i administratës për këtë shkelje.

Për më tepër, edhe sipas ligjit shqiptar, është kushtetutërisht e palejueshme që një makinë IT të zëvendësojë një ministër që i shmanget çdo kontrolli dhe përgjegjësie dhe nuk mund të ndërveprojë në mënyrë të pavarur.

Anëtarët e opozitës burgosen para ose pas zgjedhjeve nëpërmjet deklaratave  të falsifikuara dhe/ose të pabazuara, sipas gjykimit të administratës.

Shteti ligjor , demokracia dhe liria e shtypit tani janë jofunksionale.

Në këtë drejtim, nuk besoj se ka ndonjë mundësi të zbatueshme përveç ndryshimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Ne u përpoqëm të ndikonim në sistemin e Ramës përmes bisedave dhe takimeve të shumta nga ana e  BE-së dhe Gjermanisë. Megjithatë, regjimi gjeti vazhdimisht boshllëqe për t’iu shmangur ndryshimit të sistemit. Demenca politike e Ramës ishte e habitshme; në një intervistë televizive, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni të listës 10-pikëshe të kritereve të BE-së për pranimin e Shqipërisë në BE, edhe pse i kishte marrë zyrtarisht dokumentet nga Berlini dhe Brukseli.

Mbështetja e një ndryshimi demokratik përmes largimit  të qeverisë së paligjshme Rama nuk është vetëm strategjikisht e saktë, por edhe moralisht e domosdoshme ndaj shqiptarëve, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve, si dhe shumë refugjatëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve organizata Rama u vodhi të ardhmen në Shqipëri.

Ne duhet ta bëjmë më të qartë se më parë mbështetjen tonë për opozitën e organizuar shqiptare dhe për popullin shqiptar në ngulmimin  e tyre për liri dhe një të ardhme në BE dhe në komunitetin perëndimor.

Në këtë kontekst, duhet t’ia bëjmë të qartë edhe popullit shqiptar se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së për sa kohë që në krye të shtetit shqiptar është një administratë si ajo e Ramës, ekzekutivi i së cilës vjedh paratë e taksave që i vihen në dispozicion popullit shqiptar nga taksapaguesit evropianë dhe amerikanë nëpërmjet korrupsionit.

Pra, nuk bëhet fjalë të imponojmë disi Shqipërisë nga jashtë. Bëhet fjalë për të përmbushur   detyrimin tonë moral ndaj qytetarëve tanë dhe për të sjellur  një rezultat demokratik që i lejon popullit shqiptar të çlirohet nga një regjim brutal. Ky regjim është gjithashtu përgjegjës për mbi një milion shqiptarë që janë arratisur nga Shqipëria që nga viti 2013.

Duhet t’ia bëjmë të qartë edhe popullit shqiptar se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së për sa kohë që në krye të shtetit shqiptar është një administratë si kjo , ekzekutivi i së cilës vjedh paratë e taksave që i vihen në dispozicion popullit shqiptar nga taksapaguesit evropianë dhe amerikanë nëpërmjet korrupsionit.

Negociatat me Ramën nuk funksionojnë?

Nuk besoj  se ne  do të arrijmë një zgjidhje të negociuar me qeverinë shqiptare.

E dini, në gusht/shtator 2019, ne në Bundestagun gjerman dhe Parlamentin Evropian miratuam një listë kriteresh me 10 pika bazuar në Deklaratën e Kopenhagenit. Në këtë dokument janë përcaktuar shumë detyrime, duke përfshirë padi ndaj   atyre që janë përgjegjës për falsifikimet  zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Ka magnetofona, regjistrime telefonash celularë dhe dokumente që lidhen me këtë. A është akuzuar Rama?

Jo.A u arratisën  nga Shqipëria prokurorët dhe oficerët e policisë, që zbuluan skandalin?

Po, disa kanë gjetur azil në Zvicër, të tjerë në Gjermani.

Lidhur me këtë: Pse duhet të negociojmë ende me hajdutët në Ballkan?

Hajdutët i përkasin një gjykate të mirëfilltë; ata duhet ta ndiejnë shkopin e shtrembër të shtetit  të ligjor.

Si duhet të organizojë rezistencën opozita shqiptare nëse udhëheqësit e saj persekutohen dhe diskreditohen me dokumente të falsifikuara?

Po, kjo është sigurisht një temë, por është e papërfillshme.Pyetja vendimtare  është: A do populli shqiptar një të ardhme?Nuk besoj se forca ose aftësia e një regjimi për të qëndruar në pushtet mund të matet vetëm nga shkalla e potecialit të tij nënshtrues ose e fuqisë së tij mediatike.

Ky lloj pushteti  mund të shpërbëhet shpejt në ajër nëse presioni rritet.Në Shqipëri, një ose dy orë janë të mjaftueshme dhe koha e Ramës ka mbaruar. Ne e dimë se ku ai dhe miqtë e tij e kanë fshehur kapitalin e tyre.Mendoni vetëm për vitin 1992 në Shqipëri: U nevojitën shqiptarë të guximshëm për të përmbysur regjimin e tmerrshëm dhe të terrorit të Hoxhës. Komunistët kishin kohën e mjaftueshme për të sjellë asetet shtetërore shqiptare në siguri në Francë, ku  ndodhen ende  sot, duke pritur kombin shqiptar. Ato u riinvestuan gjithashtu në Shqipëri në shumë mënyra, por shumë shqiptarë nuk ishin të vetëdijshëm për këtë; ne e dimë se ku janë ato.

A besoni  se qeveria amerikane apo evropianët do ta njohin opozitën?

Unë mendoj  se Trump dhe Europa e kanë kuptuar se ky regjim në Tiranë nuk mund të reformohet. Trump gjithashtu e ka pranuar se miku i Ramës, i riu  Soros ., ka një afinitet të fortë për Ramën dhe Shqipërinë.Rama mbijeton duke manipuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe manipulimi i zgjedhjeve ka vetëm një fitues: Ramën.Ambasadorët dhe politikanët korruptohen ose shantazhohen.Gjatë kohës së qeverisjes së Ramës, tregëtia  e  drogës, trafikimi i qenieve njerëzore dhe pastrimi i parave janë rritur në mënyrë eksponenciale.Ky është një regjim, interesat e të cilit nuk përputhen me tonat.

A është kjo vetëm retorikë apo vërtet besoni se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së?

Po, gjithçka  është e mundur, por jo me një qeveri kriminale.Çdo shqiptar do ta kuptojë se ne amerikanët dhe evropianët nuk mund të lejojmë vetes të grabitemi nga ekzekutivi i korruptuar shqiptar dhe për këtë arsye nuk mund të punojmë së bashku në një komunitet ekonomik, veçanërisht pasi disa prej tyre, në rastin e Drejtorit të FBI-së McGonigall, janë të përfshirë në një skandal korrupsioni me mafian ruse.

Ne mund t’i ofrojmë mbështetje më të madhe morale opozitës shqiptare, ashtu siç bëmë në shumë vende në vitin 1989.Presidentit Reagan iu desh të luftonte kundër burokratëve, ambasadorëve dhe këshilltarëve të tij për ta arritur këtë. Kjo është pikërisht ajo që na duhet tani në Uashington, Londër, Paris, Berlin dhe Bruksel. Burokratët tanë, disa prej të cilëve janë korruptuar gjithashtu, do të bindeshin. Nëse vazhdojmë politikat e së kaluarës në një format të ndryshëm ose nën një emër të ndryshëm, kjo do të çojë në të njëjtat rezultate si në të kaluarën. Mund të duket ndryshe në sipërfaqe në Shqipëri, por në thelb, shqiptarët do të arrijnë në mënyrë të pashmangshme në të njëjtin përfundim nëse ata dhe kompanitë e tyre duan të mbijetojnë.

 

Çfarë roli luan Gjermania në ruajtjen e stabilitetit në Evropë?

Tani e shihni: Ekonomia gjermane është inovative dhe e fortë. Produkti ynë i brendshëm bruto është dyfish më i madh se ai i Rusisë. Evropa është tregu më i madh i brendshëm i botës  dhe ka produktin social  bruto më të lartë në mbarë botën. Ne duhet ta organizojmë politikën tonë ekonomike, sociale dhe të jashtme në BE në një mënyrë disi më të përqendruar, por do ta arrijmë këtë me kancelarin Friedrich Merz.

Gjermania po merr përgjegjësi, Gjermania është rikthyer në rrugën e duhur.

Bota po ndryshon – dhe Gjermania po ndryshon bashkë me të.

Por një gjë mbetet: Ne qëndrojmë fort pranë  anë të partnerëve tanë dhe Ukrainës. Në një botë në ndryshim, ne mbrojmë vlerat tona: lirinë, hapjen, sigurinë dhe demokracinë – pa rezerva. “Ne e dimë që paqja nuk mund të merret si e mirëqenë. Dhe ne veprojmë në përputhje me rrethanat.” Friedrich Merz e shprehu këtë pak kohë më parë, dhe unë nuk mund të shtoj asgjë në të.

Kjo do të thotë të forcojmë qëndrimin e qartë ndaj Rusisë, NATO-s dhe BE-së; të japim përgjigje të reja ndaj kërcënimeve të reja në sektorët ekonomikë dhe të mbrojtjes; të marrim përsipër përgjegjësinë në botë, në Bruksel dhe në vend. Siguria nuk është një ndjenjë. Siguria është një detyrë. Dhe ne po e marrim përsipër atë.

Për një kohë të gjatë, Gjermania konsiderohej një gjigant hezitues në Evropë. Por trazirat gjeopolitike, pritjet në rritje nga partnerët dhe një imazh i ri për veten kërkojnë qartësi dhe lidership.

Themeli për një rol më të fortë për Gjermaninë në Evropë është hedhur.

Në të kaluarën, qeveritë gjermane shpesh kanë qenë dukshëm të rezervuara. Një shembull kryesor është “Vota Gjermane” e  të majtëve nga Berlini në Bruksel, e cila nuk përcaktoi asnjë qëndrim  ose linja kompromisi që drejtoheshin nga brenda, por nuk shpalosnin ndikim të jashtëm. Në marrëveshjen e koalicionit, qeveria federale  gjermane i ka vënë vetes qëllimin për ta krijuar koordinimin më të rreptë të politikave evropiane dhe për t’i dhënë postit të kancelarit një rol më të fortë si një qendër kontrolli. Friedrich aktualisht po e merr përsipër këtë rol dhe po koordinohet shumë mirë me mikun e tij Donald Trump.

Kjo do të thotë e përbledhur shkurtimisht : Mbrojtja evropiane ka nevojë për iniciativën dhe lidershipin gjerman; do ta rimendojmë politikën fiskale tek ne dhe në BE; Evropa duhet të bëhet edhe më e fortë; dhe ne do të rigjallërojmë marrëdhëniet dypalëshe me Parisin, Londrën dhe Varshavën. BE-ja ka nevojë për reforma dhe lidership të unifikuar – ne do të kujdesemi për këtë. Gjermania është pjesë e Evropës dhe tani do ta bëjmë edhe më të fortë atë së bashku me partnerët tanë.

Pra, Gjermania nuk ka krizë identiteti. Ne ndodhemi në një fazë përçarëse në mbarë botën për vite me radhë. Megjithatë, Gjermania tani po përgjigjet fuqiplotë.