Makina përplas këmbësorin në vijat e bardha në Tiranë, alarmohen qytetarët përreth

210
Sigal

Një këmbësor është përplasur nga një makinë te vijat e bardha në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në Zogun e Zi. Pranë vendit ku ka ndodhur aksidenti janë mbledhur shumë kalimtarë.

Deri në tani dihet vetëm që këmbësori ka mbetur i lënduar, por nuk dihet sa e rëndë është gjendja shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca