Maliqi: Shpërndarja e parlamentit domosdoshmëri jetike për demokracinë dhe mbrojtjen e Kushtetutës

362
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi shprehet se shpërndarja e parlamentit është domosdoshmëri për fatet e demokracisë në vend dhe për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në një reagim në facebook, Maliqi thotë se shpërndarja e këtij Kuvendi do të ishte akti më sublim për interesat e vendit.

Shpërndarja e parlamentit domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë dhe mbrojtjen e Kushtetutës.
Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmonë që nga lashtësia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani është ai që ka vendosur dhe ai që do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim në shërbim të interesave të Shqipërisë, të demokracisë, shpërndarjen e këtij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashës ndaj interesave të shqiptarëve e Shqipërisë.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen që nuk do të ndodhë as në të ardhmen që kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mençur per ta çuar përpara Shqipërinë tonë të veprojë me bindje në shërbim të interesave oligarkike të një grushti njerzish, prandaj shpërndarja e parlamentit është e vetmja rrugë per ta kthyer Shqipërinë në shinat e demokracise, në zgjedhje të lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si anëtar i këtij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundësi që të denoncojë hapur çdo afere, uzurpim, mosqeverisje të grupeve të caktuara që kanë pushtuar qeverisjen e Shqiperisë. Vlerësimin për këtë e jepni ju të respektuar elektorat, popull, motra e vëllezër që si asnjëherë tjetër jemi të rraskapitur e drobitur, të rrënuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresën, ajo po vjen shpejt.

Dita e bardhë e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mençurinë, zgjuarsinë, ndershmërinë tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por të jeni rreth bashkuar me opozitën shqiptare per të larguar këtë të keqe të madhe. Sot si asnjëherë tjetër nuk është betejë për forcat politike por betejë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe për Shqiperinë Demokratike. Gjithmonë me ju dhe zëri juaj Lefter Maliqi.