Makina del nga rruga, aksidentohet një familje në Lushnje

54
Sigal

Aksidentohet një familje në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Shkak është bërë humbja e kontrollit të makinës nga 56 vjeçarja.

Sipas policisë në fshatin Gorre, automjeti tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar  burrë e grua dhe djali i tyre 17 vjeç. Ata  ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën

“Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.