Mafia e plehrave/ Zbulohet skema se ku shkuan miliona eurot e paguara për agjencitë turistike

242
Sigal

Si Ahmetaj firmosi pro inceneratorit të Elbasanit dhe zyrtarët e përfshirë, zbardhet lista e dëshmitarëve të rinj që do pyeten nga policia

Kompanitë e inceneratorëve të zotëruara nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë paguar në pak vite miliona euro në agjenci të ndryshme turistike.

Një prej tyre e ka sjellë të zbardhur CNA.al, pak ditë më parë dhe gjithashtu një denoncim për media në Euronevs dhe më pas në TV Klan, ku u nxorën dokumente ekskluzive edhe nga gazetari Elvi Fundo edhe nga Brisida Shehaj se kompania One Explorer ishte paguar rreth dy milion euro nga kompanitë e inceneratorëve.

Dhe sipas të dhënave zyrtare tashmë, në duar të prokurorëve të SPAK, vetëm në një periudhë të shkurtër të vitit të kaluar, në një periudhë 6 mujore, kjo kompani ishte paguar rreth 300 milion lekë, ku vetëm në një muaj ishin rreth 100 milionë lekë pagesa,  të cilat përfshinin fatura me shërbime 30 apo 40 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave të siguruara, rezulton se këto pagesa nuk janë fiktive, pra nuk janë fatura të prera thjesht dhe vetëm për rimbursim tvsh apo fatura me firma false, siç mund të ketë ndodhur rëndom me kompanitë e inceneratorëve, të cilat dyshohen se janë përfshirë në skemat e mashtrimit me tvsh apo me pagesa fiktive e fatura false apo siç ishte rasti i parave që kishte marrë ish ministri i mjedisit Lefter Koka.CNA ka zbuluar se “bosët” e inceneratorëve kanë kryer shpenzime marramendëse për një jetë luksoze.

Flitet për çartera, flitet për fluturime private, të marra nga kompanitë e inceneratorëve dhe gjithashtu hotele luksoze, helikopterë, jahte të gjitha këto shërbime të ofruara nga agjencitë turistike në Shqipëri.

Pra, nuk kemi të bëjmë me një rast, ku faturohen disa miliona euro për t’u futur në xhepa, siç mund të ketë ndodhur në kompani të tjera.

Por, këtë herë miliona euro kanë shërbyer për të siguruar një jetë luksoze për kompanitë e inceneratorëve dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Ka mundur të sigurojë të dhëna se si janë prerë dhjetra bileta fluturimi biznes me shuma  që sipas faturave shkojnë dhjetra mijë euro. Gjithashtu janë marrë helikopterë privatë, çartera dhe jahte luksoze në shërbim të personave që drejtonin apo kishin në pronësi kompanitë e inceneratorëve siç janë Klodian Zoto, Stela Gugallja, njeriu i quajtur “truri” i tyre Mirel Mërtiri, dhe shumë personazhe të tjera të jetës politike dhe mediatike të cilët janë përfshirë në këto udhëtime dhe shpenzime marramendëse të kryera nga kompanitë e inceneratorëve. Do të sjellë më tej detaje në lidhje me emrat që kanë shoqëruar shpesh këta persona, por edhe të tjera shpenzime dhe abuzime të bëra nga këto kompani të aferës së inceneratorëve që tashmë quhet afera e shekullit.

Një grup biznesmenësh, të cilët mundën të siguronin 178 milion euro, kontrata koncensionare nga Qeveria shqiptare, të cilat shkojnë në vlerat mbi 430 milion euro, nga ku 22 milion euro në Elbasan, 28 milion euro në Fier dhe rreth 128 milion euro në Tiranë.

Tashmë palët politike po përpiqen të konfliktohen, të debatojnë në lidhje me korrupsionin e inceneratorëve dhe në finale të dalin me dy raporte, një nga mazhoranca, e cila thotë se inceneratorët janë atje dhe procedurat ligjore janë respektuar dhe një nga opozita, e cila pretendon se ka pasur një abuzim, shkelje të ligjit, favorizim, inceneratorët nuk funksionojnë, kostot e tyre janë të larta dhe diku ata nuk ekzistojnë fare sipas CNA.al.