Pas Mjekësisë, studentët e Filologjikut në protestë, ja çfarë kërkojnë

62
Sigal

Pas studentëve të fakultetit të Mjekësisë, studentë e Filologjikut janë ngritur në protestë kundër kushteve të kontratës.

Ndryshimi kriterit për të marrë bursë në moment të fundit, ka bërë që studentët të organizohen në një protestë e cila ka nisur sot në orën 8 në ambientet e këtij fakulteti.

Kujtojmë se vitin e kaluar është miratuar një VKM që të mbeshtesë studentet me mesatare 8.5 e sipër të cilët regjistrohen në një degë që konsiderohet prioritet kombëtar me 400 mijë lekë të vjetra në muaj (pagë minimale) si stimul për regjistrimin në atë degë.

Këtë vit u tha nga Evis Kushi (gjatë kohës që ishte ministre) se do të hiqet komplet kriteri i mesatares, por më pas VKM u ndryshua duke bërë që vetëm një pjesë e vogël e studentëve të regjistruar të përfitojnë nga bursa.