Haxhi Isufi: Budallallëqe me qeleshen e “Dukës”

46
Sigal

Shkruajta një mendim mbrëmë për Qeleshen. Shumica e pëlqyen, ndërsa disa kishin vërejtjet e tyre. Sonte po i sqaroj pak më hollë, gjithmonë sipas mendimit tim, se gjithkush ka mendimin e vet. Patriotizmi për mua nuk varet nga qeleshja apo Plisi si e thonë disa. Po qe për patriotike më thoni kë qeleshe duhet të mbajmë, atë të Ismail Qemalit, Bajram Currit, të Isa Boletinit apo të Skënderbeut? Të katër kanë patur qeleshe dhe asnjeri nuk e kishte njësoj! Unë gjithmonë jam i mendimit se Patriotizmi dhe Burrëria qëndrojnë poshtë Qeleshes. 50 vite pa Qeleshe dhe tani që jemi në dyert e Euopës duam të hyjmë me Qeleshe. 100 vite burra me Plis në kokeë luftuan me Serbin, por dy burra pa Qeleshe Bill Clinton e Toni Bler për dy ditë e dhjenë Millosheviçin. Lidhni o burra shallin e kuq me shkabën e zezë te balli, se ai është simboli jonë dhe mos u bëni qesharakë me Qeleshet, se në Shqipëri çdo katund ka Qeleshen e vet, ndryshe e ka Myzeqari, ndyshe Labëria, ndryshe Çameria, ndryshe Shpipëria e Mesme ndryshe Mirdita, Kukësi, Tropoja, Kosova etj. Legjenda Ibrahim Rugova nuk mbante Qeleshe. Po kështi dhe Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj Kadri Veseli etj nuk dolën në luftë me qeleshe, por me armë dhe me mend, me patriotizmin në zemër. Ndryshon puna me Adem Jasharin. Ai e mbante Plisin se e donte, por jo për simbol. Aman o vëllezër mos ta bëjëe të modës Qeleshen se tallet Bota me ne dhe thonë nga kush Planet kemi zbritur. Ne jemi Ilirë dhe Ilirët muk kishin Qeleshe. Ata na e solli turku para 500 vitesh. Kur luan Shqipëria vemë të gjithë qeleshe, kur luan Turqia nuk ve asnjë, se sot Turqia është moderne. Ore me thoni, kë kemi në zemër ne, Shqiponjën apo Qeleshen? Ca i thonë edhe Kapuç (është dhe një këngë-Mos ma luj kapuçin,) Ka lloj lloj Qeleshesh siç ka dhe lloj kokash. Ka me njerez me kokë të vogël, ka dhe me kokë të madhe, bile ne Shqiptarët kemi dhe me mbiemer “Kryemadhi”Ne Tironcit e kemi Qeleshen e gjatë, gjoja që të ketë fresk kaptina, ca e kanë të rrasme komplet. Labi e ka me antenë saqë thonë se më përpara i kapte televizori dhe Jugosllavin dhe Italianin pa kanoçe. Mirë e ka Edi Rama nganjëherë kur spjegon patriotizmin e leshit. Ne i kemi kënduar me mijëra këngë Partisë Punës dhe Enver Hoxhës. Në Kosovë burra me Plisa ( qeleshe ) i kanë kënduar me dhjetra këngë Shokut Tito ( i keni në Youtub). Unë di vetëm një këngë për Atdheun kënduar nga Mentor XHemali ‘PER TY ATDHE’. Nje Himn i vërtete që vjen pas Himnit Kombëtar që është me i bukuri në Botë.’ PER TY ATDHE’ duhet kënduar çdo mëngjes nëpër shkolla para se të fillojë mësimi. Para 50-60 vitesh në Tiranë kishte dyqane Samarxhi dhe Qeleshexhi me shumicë. Burri nuk vishte kostum e kravatë kur dilte me shit dru me gomar në pazar. I raste Qeleshen e brekushet dhe dilte për dru. Kur shkonte në dasëm vishte kostum. Se mos na hapni ndonje dyqan mode Sallon Qeleshja, Butik Qeleshja, apo mos organizoni një mbrëmje Gala me Qeleshe? Unë për vehte i kam thënë Pirdhu qeleshes, e vej nganjëherë kur dua të bëj nipat e mbesat për të qeshur. Me shumë respekt e dashuri për Ju Miqtë e Mi, Unë e kam hallin se mos bëhet si virus dhe sapo të lindë fëmija i vemë Qeleshen se trembnim armikun. Ku e rruan Armiku jonë për Qeleshen! Për Shqiponjën PO, për atë dridhet.