Policia i gjeti thikë dhe municion ushtarak, arrestohet i riu në Durrës

178
Sigal

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga një 19-vjeçar, i cili lëvizte me thikë e një sasi municioni luftarak.

Gjatë kontrolleve të policisë në shtëpinë e të riut në Sukth, u gjet arma e ftohtë, një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh. Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një thikë pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt.