“Betejë grupi”, pak kilometra nga Rusia edhe ushtria shqiptare ndërmerr aksione (PAMJE)

204
Sigal

Regjimenti i NATO-s në Letoni ka publikuar foto nga ushtarët që ndodhen në kampin Adazi të Letonisë duke dhënë një mesazh të fortë mbi kontributin e tyre të pazëvendësueshëm për aleancën.

Në faqen e Facebook-ut të këtij regjimenti janë publikuar foto nga momentet e shërbimit të Grupit Anti-eksploziv të Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke e shoqëruar me tekstin: “Ushtria nuk është vetëm çizme dhe plumba”.

Forcat shqiptare shërbejnë prej disa vitesh në Letoni në kuadër të prezencës së NATO-s në vendet balltike për shkak të kërcenimeve që vijnë nga Rusia.