Meta poston mesazhin e presidentit gjerman: Kushdo që sulmon demokracinë do të më ketë kundërshtar

165
Sigal

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar qëndrimin e Steinmeier për detyrën e tij të presidentit.

“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.

Ndërkohë, në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”