LIVE/ “Boll na vodhët!” “Atdheu nuk privatizohet”, shqiptarët ngrihen masivisht në protestë kundër rritjes së çmimeve te Kryeministria, njoftojnë tubimin e radhës për nesër

Shqiptarët janë ngritur sërish në protestë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Ashtu siç u njoftua dhe në rrjetet sociale, tubimi në kryeqytet nisi në orën 11:00, ku qytetarët si fillim u mblodhën në sheshin Skenderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Lajtmotivi i protestës së sotme është ‘boll na vodhët!”, që do të prijë protestën e sotme, që thuhet se do të zgjasë.

Siç shihet edhe nga pamjet  pjesëmarrja e protestuesve është shumë e madhe.

NOA

Kjo është protesta e 4 kombëtare, teksa pritet që qytetarë nga i gjithë vendi të marrin pjesë. Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protesta nisi në Shkodër, ku shoferët bllokuan lëvizjen në urën mbi Bunë, më pas në Tiranë, para Kryeministrisë, ndërsa u përhap dhe në rrethe të tjera, si Lushnjë, Devoll, Korçë, Mirditë, Laç, Berat, Tepelenë, etj. Një numër i madh forcash policie është planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.

Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të protestës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Ndërkohë dje, Rama tha se ata që protestojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e te të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkroi Rama.

 

Ora: 13:08- Diten e neserme do te zhvillohet nje tjeter proteste, e cila do te mbahet ne oren 11:00.

Ora 11:20-  “Lironi vëllezërit tanë!”, protestuesit thirrje para ministrisë së Brendshme për të liruar të arrestuarit

Pasi u mblodhën në sheshin Skëndërbej, turma e protestuesve nisi marshimin e saj duke u ndalur para Ministrisë së Brendshme. Ata njëzëri bënë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar për protestat e ditëve të mëparshme. “Lironi vëllezërit tanë!”, thanë njëzëri protestuesit.

Ora 10:40   E para nis Lezha, qytetarët bllokojnë në shenjë proteste për çmimet kryqëzimin e Zejmenit 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme do të mbahen protesta në shumë qytete të vendit, paralelisht me atë të Tiranës.

I pari qytet që ka nisur protestën ka qenë Lezha. Në ditën e tretë të protestës në këtë qark, tubimi është zhvendosur në kryqëzimin e Zejmenit.