Mësuesja i korrigjon detyrën nxënësit në Berat, por bën gabim të pafalshëm

796
Sigal

Gazeta Telegraf/ Rasti i
mëposhtëm tregon nivelin e ulët profesional të mësuesve, sidomos atyre të
rretheve. Mund të duket e pabesueshme, por në Berat, mësuesja e gjuhës shqipe
nuk e di se si shkruhet fjala mrekulli, madje edhe e korrigjon dhe e rishkruan
“mbrekulli”. Ky rast flagrant i mësueses së djeshme është publikuar
para disa ditësh nga Namir Lapardhaja në adresën e tij në Facebook. Ja se
ç’shkruan ai.

Një miku im më dërgoi
fletoren e detyrave të shtëpisë të djalit të tij, në klasën IV, në lëndën e
gjuhës shqipe. I shqetësuar, më tha se disa herë i kishte kërkuar falje të
birit, për pamundësinë e tij dhe të bashkëshortes së tij, për ta edukuar,
rritur dhe arsimuar në një vend tjetër, jashtë Shqipërisë. Djali i vogël e
kishte bërë shumë mirë detyrën, e kishte shkruar si duhet fjalën, ndërkohë që
mësuesja e gjuhës shqipe, e klasës së katërt, nuk e di që fjala MREKULLI nuk
shkruhet MBREKULLI (mrekullueshëm dhe jo
mbrekullueshëm
). U mundova ta qetësoj. I thashë: “Ik nesër në shkollë,
kape mësuesen më vete dhe thuaji të mos i infektojë fëmijët me injorancën e
vet”. Nuk do ta kisha nxjerrë si rast, nëse do të kishim të bënim me një
mësues/e të një lënde tjetër, mirëpo gabime të tilla nuk mund të bëhen nga
mësuesit e gjuhës. Heqja e gjuhës shqipe nga gjimnazi ka qenë një ndër gabimet
më të mëdha, shkaktuar shkollës shqiptare. Breza të tërë u rritën dhe u
arsimuan pa kulturën e duhur gjuhësore. Rikthimi i lëndës së gjuhës shqipe në
gjimnaz ka qenë një veprim i duhur, gjë që duhet të koordinojë njohuritë e
mësimdhënësit, të tekstit dhe të nxënësit