Falimentimet e mëdha shtuan kreditë me probleme

743

Këshilli i
Europës, raport tronditës për ekonominë shqiptare


Gazeta Telegraf/  


Komisioni Evropian ka publikuar raportin e vendeve
kandidate dhe potenciale kandidate për tremujorin e tretë të vitit 2016. Për
Shqipërinë, rritja reale e PBB-së arriti në 3.2%  me bazë vjetore në tremujorin e dytë, pas
zgjerimit prej 3.1% të regjistruar në tre muajt e mëparshëm. Të gjithë
komponentët e kërkesës së brendshme kanë pasur një kontribut pozitiv në rritje.
Shpenzimet konsumatore kanë fituar vrull dhe u rritën me 4% me bazë vjetore.
Konsumi i qeverisë përmbysi një rënie prej pesë tremujorësh dhe u zgjerua me
1.7%. Investimet kanë vazhduar të ngadalësohen, duke u zgjeruar me 4.4% me bazë
vjetore. Eksportet neto kanë kontribuar negativisht në rritjen e PBB-së.
Raporti vlerëson rritjen e ndjeshme në tregun e punësimit, për dy tremujorë
radhazi, ku industria pa rritjen më të madhe në punësim (+9.9% me bazë
vjetore), e ndjekur nga shërbimet (+9.6%) dhe bujqësia (+3.4%). Raporti shpreh
shqetësimin për rritjen e ndjeshme të deficitit të llogarisë korente, ndonëse
kjo shpjegohet pjesërisht me efektin e bazës së ulët. Vlera e eksporteve të
tregtueshme vazhdojë të bjerë në mënyrë domethënëse (-22.7% me bazë vjetore),
duke reflektuar efektin e zgjatur të çmimeve të naftës. Në kahun tjetër,
fitimet nga turizmi dhe prodhimi i shërbimeve vazhduan të rrisnin sektorin e
shërbimeve, që regjistroi një rritje me bazë vjetore prej 14.9%. Importi si i
mallrave dhe shërbimeve u përshpejtua (duke u rritur përkatësisht me 17.9% dhe
22.3% me bazë vjetore). Në qershor, deficiti i llogarisë korente arriti në
12.1% të PBB-së, nga 10.6% në të njëjtën periudhë një vit më parë. Fluksi i
Investimeve të Huaja Direkte u nxit nga investimet e energjisë dhe u rrit me
22.4%, duke mbuluar më shumë se dy të tretat e deficitit të llogarisë korente
në tremujorin e dytë. Raporti thekson se pavarësisht politikës lehtësuese
monetare, kredia vijon e dobët (-0.1% në gusht). Të udhëhequra nga disa
falimentime të mëdha, treguesi i kredive me probleme ka qenë në tendencë
rritjeje që nga fillimi i vitit, duke arritur në 21.4% në gusht, nga 18.2% në
fund të 2015-s. Në tetë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga taksat u rritën
me 9.7% me bazë vjetore, në linjë me planin, megjithëse kjo ka të bëjë
pjesërisht me të ardhurat që merren vetëm një herë për shkak të zgjidhjes së
një mosmarrëveshjeje për pagimin e taksave, por që ka të ngjarë që të kthehen
mbrapsht. Shpenzimet në të njëjtën periudhë ishin 4.8% më të ulëta se e njëjta
periudhë e një viti më parë, si rrjedhojë e përfundimit të kthimit të
detyrimeve të prapambetura. Në tërësi, realizimi i buxhetit deri në fund të
gushtit kishte një suficit prej 0.9% të PBB-së vjetore. Pas një rritjeje
vjetore prej 5.2%, borxhi publik (përfshirë garancitë) arriti në 70.9% të
PBB-së në fund të tremujorit të dytë.

Sigal