Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco

Shkëlqim Verdha është themelues, administrator dhe pronar i kompanisë së pajisjeve mjekësore Medfau shpk, e skeduar për pajisje false dhe skarco.

Kompania e themeluar në vitin 1999 ka marrë në sektorin e shëndetësisë 134 tendera me vlerë rreth 11 milionë euro me oferta fituese gati sa fondi limit dhe në shumë raste duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Sigal

Tenderat për kompaninë Medfau të Shkëlqim Verdhës janë të shënjuar me flamur të kuq korrupsioni pasi karakterizohen nga mungesa e konkurrencës, gara formale, diktim të fituesit me pazar në tavolinë, letra false dhe pajisje jo në përputhje me termat e kontratave. I tillë është edhe tenderi për Shkëlqim Verdhën i firmosur nga ish-drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, e njohur si ‘ustallesha e tenderave’, me vlerë rreth 500 mijë euro, me objekt mirëmbajte “Full Risk” e pajisjes mjekësore Angiografi Siemens/ ARTIS ZEE ose ekuivalent për Spitalin “Shefqet Ndroqi.

Shkëlqim Verdha jo vetëm dikton kriteret, por dikton edhe shpalljen e tenderave, pasi përmes njerëzve të tij në sektorin shëndetësor publik saboton pajisjet mjekësore, analizon Prapaskena. Verdha nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë dhe Spitalin e Truumës, në të cilat ka marrë rreth 100 tendera, për furnizim me pajisje false dhe të përdorura përmes kompanisë së tij Medfau.