“Largimi i qytetarëve, axhendë e qeverisë për shpopullimin”/ Meta: Mbi 1300 fëmijë të mitur pa prindër në Itali! Zënë vendin e tretë pas Ukrainës dhe Egjiptit

107
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e emigrimit të fëmijëve të mitur pa prindërit. Në një konferencë për mediat, Meta thotë se vetëm në Itali, figurojnë mbi 1300 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit.

Sipas tij, ne zëmë vendin e tretë në Itali pas Egjiptit dhe Ukrainës. Meta tha se shpopullimi i Shqipërisë është një axhendë e qeverisë.

“Ka qenë një javë intensive por vazhdimi do jetë edhe më intensiv. Dua t’i falenderoj anëtarët e Konventës së ish-LSI për të krijuar Partinë e Lirisë. Dua ta nis për një problem shumë madhor pëër shoqërinë tonë dhe të parrahur apo diskutuar seriozisht në gjithë këtë kohë, që tregon një krizë të madhe të shoqërisë tonë.

Kjo ka të bëjë me emigrimin e të miturve pa prindërit. Është një tregues i dhimbshëm i axhendës së qeverisë për shpopullimin që as armiqtë më të egër nuk e ka bërë. Shqipëria po zbrazet edhe nga fëmijët të pashoqëruar nga prindërit. Raporti i Ministrisë së Çështjes sociale të Italisë, bën të ditur që numri i fëmijëve pa prindër zënë vendin e tretë të atyre pas Ukrainës dhe Egjipti duke lënë pas vende që kanë dalë nga lufta civilet. Mbi 1300 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit Italian.

Një numër shumë herë më i madh se sa numri i fëmijëve që kanë hyrë nga Afganistani, Siria apo vende të tjera. Këto minoirenë mund të bien pre e trafikut të organeve e qenieve njerëzore. Nuk është rastësi që OKB thotë se populli i Shqipërisë do tkurret ndjeshëm. Pritet që në 2050 ë tkurrret në 2.5 mln banorë” – tha Meta.