Komiteti teknik i Ekspertëve tregon se kur do të merret vendimi për hapjen e universiteteve

194
Sigal

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të sqaruar situatën e pandemisë në vendin tonë. Ndërsa ka vendosur që pavarësisht rritjes së kurbës së infektimeve kufizimet të mos ndryshojnë, Komiteti ka rënë dakord që ta rishqyrtojë çështjen e hapjes së universitetit. Ata thanë se në fund të javës do të japin vendimin për hapjen ose jo të institucioneve të arsimit të lartë. Madje, Rakacolli la të hapur mundësinë për kthimin e studentëve në universitete. “Fatmirësisht, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos në mbledhjen e ekspertëve që të vlerësojmë mundësitë e hapjes së universiteteve dhe do të kemi vendim deri në fund të kësaj jave. Jemi në moment delikat, mos të harrojmë që jemi në dimër dhe njerëzit rrinë në ambiente të mbyllura”, shtoi Rakacolli.