Komiteti (Rama) sot : ”Fajin e ka populli” !

190
Sigal

Asgjë të re nuk tha Kryeministri sot nëpërmjet gojës së Komitetit, megjithëse epidemia Covid më të gjitha pasojat e saj në jetë, shëndet e ekonomi të humbur ka marrë përmasa katastrofale.

Në një kohë kur ndodhemi me numrat më të lartë në Europë të humbjeve të jetëve edhe për aq sa deklarohen, të infektimeve e pozitivitetit të testimeve, megjithese kemi numrin më të ulët të testeve të realizuara së bashku me ato të shpejtat kjo, sot u deklarua me “entusiazëm” se:

Situata është krejtësisht nën kontroll, kur në të vërtetë është krejtësisht jashtë kontrollit dhe në përkeqësim galopant !

U mjaftuan vetëm me fajësimin e qytetarëve e me disa klishe predikuese, pjesë e mesazhit se është faji i tyre, për të përfunduar me shakanë proverbiale:
“Nqs qytetaret do të respektojnë rekomandimet nuk do të ketë infektime të reja”
Pa thënë asgjë për detyrat e shtetit e masat konkrete që ai duhet të marrë:
1.Për domosdoshmërine e rritjes se disa herëshme të testimeve molekulare PCR për dedektim, gjurmim e për të identifikuar mutacionet, si e vetmja mënyrë për këtë.
2.Liberalizimin e mbushjen e tregut me testet e shpejta.
3.Mbrojtjen, pajisjen e aktivizimin e mjekut të familjes në nivel vendi e realizimin e rimbursimit të shpenzimeve ambulatore.
4.Vënien në aktivitet për të sëmurët Covid të strukturave spitalore periferike dhe reparteve të terapisë intensive në nivel vendi.
5.Publikimin e programit të vaksinimit të popullsisë me etapa, sasi, grupe etj, pa u fshehur mbas disa numrave me “pikatore” pa efekt të përgjithshëm, kur psh:
–Serbia, që ka filluar vaksinim masiv të popullsisë, me kontratën që do të firmosë nesër arrin në 11 milion doza vaksine!
Ndërsa Rama fle, Komiteti bën sikur flet, shqiptarët sëmuren e vdesin!