LAJM I FUNDIT/ Rrëshitje dherash në Vlorë, reagon policia

237
Sigal

Policia Rrugore e Vlorës

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Për shkak të rreshjeve të shiut në askin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë  bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët 🚜 po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.