Aksidentohet punonjësi i policisë në Sarandë, makina përmbyset në mes të rrugës

43
Sigal

Një automjet tip Ford me ngjyrë gri, me targa AA 460 HU me drejtues mjeti Durim Pashollari, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Borsh, ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Skënderbeu” në Sarandë.

Automjeti tip Ford  me ngjyrë gri, me targa AA 460 HU me drejtues mjeti Durim Pashollari, me detyre punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare, Borsh, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është përmbysur.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit, ndërkohë që po kryhen veprimet nga A.M.P.

Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.