“Kur njerëzit luftojnë njëri-tjetrin, viktima e parë është…”, mesazhi përmes lotëve i Ermonela Jahos, ja fotot që publikon

914
Sigal

Soprano e njohur, Ermonela Jaho, i është bashkuar protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar përmes një postimi që ka bërë ndërsa aktivistët ishin mbledhur në bulevardin pranë Ministrisë së Brendshme.

Në një postim në Facebook, Jaho shkruan se “kur njerezit nuk arrijne ti zgjidhin mosmarreveshjet dhe vendosin te luftojne njeri-tjetrin, e verteta eshte viktima e pare…😢❤️”

Përmes një emoji në lot, soprano e ka shoqëruar shkrimin edhe me dy foto, njëra nga shembja e godinës së Teatrit dhe tjetra nga përplasja e policisë me artistët.