“Qeveria u kap me ‘presh në duar’, Zoto 2.5 mln euro për inceneratorin e Fierit”, Kryemadhi: Pjesëmarrja e djeshme në protestë tregoi se qytetarë kanë kuptuar grabitjet

129
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se qeveria tashmë është kapur me ‘presh në duar’ sa i takon çështjes së inceneratorëve. Në një dalje për mediat Kryemadhi tha se Klodian Zotot ka marrë përmes mashtrimit 2.5 milionë euro për inceneratorin e Fierit.

Mes të tjerash Kryemadhi komentoi edhe pjesëmarrjen në protestën e djeshme, ku sipas saj qytetarët tashmë kanë kuptuar mashtrimet e qeverisë.

“Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. 2.5 mln euro në Inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotot. Janë kaq të pastra në dritën e diellit, sa që qeveria e Ramës është kapur me presh në dorë. Pjesëmarrja në protestën e djeshme është se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitje të e qeverisë.

Pasi po i grabit çdo ditë me inceneratorët i ka grabitur identitetin, duke vendosur pensionistë të pafajshëm, njerëz që presin ndihmën ekonomike në listën e përfituesve. I bëj SPAK që mos ta zgjasë më kontratën. Çdo ditë që zgjatet kontratat, i grabitet shqiptarëve 80 mijë dollarë në ditë. Ajo që dua të theksoj është se vepra penale e inceneteratorit të Tiranës, deri në sekondën e fundit quhet vepër penale. Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit të këtij koncesioni 30 vjeçar. S’ka njeri që t’i grabisë shqiptarët me një firmë të vetme dhe ti detyrojë ata që ti mbajë peng me një koncesion 30 vjeçar. dhe ti përdorë paratë për lobingje, apo për pastrim parash.”, tha ajo.