Kundërshtojnë masat anti-Covid! Paralajmërohet protestë në doganën e Morinës

202
Sigal

Ditën e sotme është paralajmëruar një protestë në doganën e Morinës në orën 10:00 për shkak të masave anti-COVID që ka vendosur qeveria e Kosovës, për të kaluar kufirin.

Njoftimi është bërë nga Rakip Matmuja, organizator i protestës, shofer i linjës së transportit Kukës-Prizren.

Në këtë njoftim, u kërkohet të gjithë banorëve të Kukësit që të marrin pjesë në këtë grevë paqësore, e cila nis nesër në orën 10:00.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022, në orën 10:00 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë Doganës së Morinit për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike, por paqësore në shërbim të komunitetit.

Organizatori i protestës

Qeveria e Kosovës ka miratoi pak ditë më parë masat e reja anti-COVID dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.

Përmes një mbledhjeje online, për shkak të rritjes së infektimeve me COVID, qeveria e Kosovës vendosur që ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Më herët ora policore niste që në 00:00. Nuk do të lejohen grumbullimet mbi 30 persona në ambientet e brendshme, ndërsa klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Sakaq, ndalohet organizmi i festave, dasmave, si edhe pritja në ceremonitë mortore. Baret dhe restorantet do të lejohet të punojnë deri më 21:00, ndërsa muzika duhet të ndalohet që 20:30, nga 21:30 që ka qenë deri më tani.