Kujdes nga gripi! Mjekja: Vaksinohuni, virozat e stinës po lënë komplikacione

25
Sigal

Më shumë se 11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave në dyert e mjekëve të familjes për të marrë shërbim shëndetësor sa i takon virozave të stinës. Mjekët referojnë se po vërehet një trend në rritje, që po prek të gjitha moshat, ndërsa nuk mungojnë as rastet e rënda.

Në QSH ka një fluks në rritje të sëmundjeve akute, pra të pacientëve të afektuar nga sëmundjet akute kryesisht virale, dominojnë virozat e stinës, mund të themi  që kemi rastet e para me grip nuk dimë ende tipologjinë e virusit që qarkullon janë raste nga forma të lehta të mesme por kemi dhe forma të rënda”, thotë Bruna Shiroka, mjeke.

Ajo çfarë specialistët e shëndetit shohin me shqetësim është shfaqja e komplikacioneve në shumicën e rasteve.