Ministrja Ekonomi fton bizneset gjermane për investime në Shqipëri

516
Sigal

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe
Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi mori pjesë në forumin e përbashkët ekonomik
Shqipëri-Gjermani të zhvilluar në Berlin më 28 nëntor, në ditën e Festës
Kombëtare të Shqiptarëve.


këtë forum, Ministrja Ekonomi prezantoi arritjet e njohura
ndërkombëtarisht të Shqipërisë në disa prej organizatave ndërkombëtare si Banka
Botërore me ‘Doing Business’, OECD me indeksin e konkurrueshmërisë, Social
 Progress
index, parashikimet e FMN dhe BB për situatën ekonomike 2017.
  

Ajo
u ndal tek arritjet e qeverisë dhe treguesit e përmirësuar buxhetorë, duke
theksuar se buxheti i këtij viti, jo vetëm që merr përsipër të vazhdojë
reformat e nisura
  dhe
të mbështesë rritjen ekonomike, por akomodon edhe reformat në drejtësi, në
administratën publike, atë territoriale etj. Ky buxhet sjell 7,6 % më shumë të
ardhura se 2016, falë rritjes ekonomike dhe
përpjekjeve
 
Qeverisë në luftën kundër informalitetit,
  regjistrimin
e bizneseve etj, të cilat
 do
të japin mundësi të rriten pagat dhe pensionet dhe të investohet në vepra
publike 4,7 % e PBB.
  

Znj.
Ekonomi i njohu të pranishmit me situatën ekonomike të Shqipërisë, duke vënë
theksin veçanërisht te potencialet e mëdha që ka Shqipëria për investime të
huaja. Në prezantimin e saj, Ministrja Ekonomi ftoi bizneset gjermane të
investojnë në disa sektorë kyç: ‘Sektori i energjisë ka nevojë për investime,-
tha ajo,- pasi kemi shumë ujë dhe ditë me diell por nuk përdoren siç duhet,
ndaj ky sektor duhet të zhvillohet më tej.
 
Së dyti, sektori i transporteve, që
nuk është i rëndësishëm vetëm mes lidhjen me vendet e rajonit, por dhe brenda
vendit, pasi infrastuktura ende ka nevojë për përmirësim, veçanërisht për
zhvillimin e turizmit në çdo skaj të vendit. Duke folur për turizmin, znj
Ekonomi theksoi se ky sektor ka potencial të madh për investime, pasi Shqipëria
ka gjithçka:
  detin, malin dhe turizmin kulturor. Në
këtë fushë vlen të vlerësohet dhe kontributi i madh që ka dhënë GIZ
(Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) për të promovuar kryesisht turizmin malor
në Shqipëri.

Këta  sektorë edhe në kuadër të
bashkëpunimit rajonal kanë nevojë të zhvillohen për të mundësuar një rajon që
kërkon të integrohet dhe të fuqizojë ekonomitë e secilit shtet ballkanik.
  Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë
kuptuar tashmë këtë ndaj po punojnë për të lehtësuar ndërlidhjen dhe minimizuar
barrierat jotarifore.

Znj. Ekonomi theksoi dhe mundësinë që
ka krijuar qeveria shqiptare për ata që duan të investojne ne Shqiperi duke
vënë në dispozicion hapësira me qera
  simbolike 1 euro, ose duke krijuar
lehtësira fiskale më të shumta
 brenda një zone ekonomike e teknollogjike
zhvillimi. Ajo shtoi se ende ka shumë për të bërë dhe mjaft reforma të tjera
janë në proces, por më e rëndësishme mbetet reforma në Drejtësi.

Reforma në
Drejtësi



I pranishëm në këtë forum ishte dhe
raporteri për Shqipërinë në parlamentin Europian,
 Knut
Fleckenstein
. Ai u ndal kryesisht te reforma në
drejtësi dhe rëndësia e madhe e ka kjo reformë jo vetëm për anëtarësimin e
Shqipërisë në BE por dhe për gjithë shoqërinë shqiptare dhe për zhvillimin e
biznesit.

‘E kam vizituar Shqipërinë disa herë.
Çdo herë kam takuar përfaqëssues të qeverisë shqiptare, përfaqësues të partive
politike apo shoqërisë civile për të diskutuar përgatitjet e Shqipërisë për
anëtarësimin në BE dhe per reformat e nevojshme. Sigurisht reforma ne drejtësi
është me ambiciozja që Shqipëria ka parë në 25 vitet e fundit. Dua të
falenderoj të gjitha ata që kanë kontribuar deri tani për këtë reformë, tha z.
Fleckenstein, duke kujtuar se shqiptarët duan një sistem drejtesie, që të
mbrojë të drejtat e tyre, që t’u japë të shance të barabarta të gjithëve.
Fleckenstein tha se Qeveria shqiptare tashmë ka ndërmarrë disa iniciativa, por
vetëm një sistem profesional dhe efektiv drejtesie do garantojë aksionet e
sotshme të Qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Një qeverisje më
e mirë e ligjit, do ta bëjë më të lehtë dhe biznesin në Shqipëri, do tërheqë
investimet, do krijojë rritje të qëndrueshme dhe të krijojë vende pune, duke u
dhënë njerëzve një jetë më të mirë në vend. Gjithashtu kjo reformë do të jetë
një test për klasën politike shqiptare, të cilët duhet të sigurojnë që reforma
në drejtësi të jetë e pavarur nga ndikimi i politikës dhe
  korrupsioni. Është detyrë e shtetit
shqiptar kundrejt qytetarëve të vet”, tha Fleckenstein.

Ai foli dhe për rolin bashkëpunues që
Shqipëria duhet të ketë në rajon, duke nxitur kështu projekte të përbashkëta
ekonomike. Duke kujtuar modelin e BE-se të krijuar mbi
  parimet e solidaritetit dhe
bashkëpunimit, ai tha se çdo iniciativë që forcon bashkëpunimin mes Shqipërisë
dhe vendeve të rajonit është kontribut për të ardhmen europiane të vendeve të
Ballkanit Perëndimor.
 
 

Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një
takim me Christian Wiesenhutter, Zv kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe
Industrisë së Berlinit me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpuinimit dhe
nxitjen e investimeve gjermane.