“Respektojeni kohën time”, titullari i Partizanit u përgjigjet kritikave

29
Sigal

Christian Mba luajti nga minuta e parë një ndeshje pas shumë kohësh, pas problemeve të mëdha që ka pasur në muskujt e barkut prej më shumë se tre muajsh.

Ndikuar nga gjendja e tij fizike, ende jo në kushte optimale, nigeriani nuk arriti të tregojë formën e zakonshme dhe u duk shumë pak në sfidën ndaj Dinamos, ku zëvendësonte Bintsukën e dëmtuar.

E mesa duket nigeriani e ka ndier presionin dhe ka përjetuar edhe ndonjë kritikë drejtuar atij.

Ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku lë të kuptohet se ka nevojë për kohë. “Respektojeni kohën time, kuptoni përpjekjet e mia. Mbajeni fjalën dhe jini gjithnjë të sinqertë dhe të qëndrueshëm”, shkruan nigeriani mes të tjerash.