Inter kërkon të blejë Elseid Hysaj

384
Sigal

Elseid
Hysaj nuk do jetë dhe për shumë kohë pjesë e Napolit. Pas sirenave Angleze edhe
Inter po e vëzhgon situatën e lojtarit shqiptar që aktivizohet në Seria A.

Vetëm disa javë më parë ka vazhduar
kontratën e tij deri në vitin 2020, mirëpo e ardhmja e tij nuk pritet të jetë
në Napoli. Mediat italiane kanë shkruar se shqiptari është bërë objektivi
madhor i Interit për afatin kalimtar të janarit.

Inter po bëhet gati të ofrojë një shumë
të parezistueshme klubit të kaltër, 40 mln euro plus Davide Santon ose Danilo
D’ambrosio. Me afrimin e pronarëve të rinj Inter nuk e ka më kompleksin e
parave.

Hysaj në intervistat e mëparshme e ka
shprehur se ëndrra e tij është që një ditë t’ju bashkohej “zikaltërve”. Për atë
gjithmonë idhull ka qenë mbrojtësi legjendar i Interit Javier Zanetti dhe një
ditë do dëshironte të merte pozicionin e tij në fushë.