Mbrojtësi i Milanit: Interi feston titullin ndaj nesh? Ne i fitojmë të gjitha ndeshjet

15
Sigal

Interi është fare pranë titullit kampion në Itali, teksa matematika mund t’i lejojë zikaltërit që të festojnë në derbi ndaj Milanit.

Mbrojtësi i kuqezinjve, Calabria thotë se diçka e tillë nuk do të ndodhë pasi skuadra e Piolit do t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

“Është ende herët për të folur për yllin e dytë të Interit në derbi, ka ndeshje para kësaj, por ne duam t’i fitojmë të gjitha, kështu që nuk do të ndodhë” – tha Calabria.