Marsi më i nxehtë në 20 vite, Greqia regjistron temperaturat 32 gradë Celsius. Pluhuri afrikan ‘mjegullon’ vendin

20
Sigal

Sot në Greqi janë regjistruar temperaturat më të larta në 20 vitet e fundit, për muajin mars. Në Kretë temperaturat kanë prekur vlerën e 32 gradëve.

Drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos , duke folur për median greke Protothema.gr, tha këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars.

Madje, duke qenë se tre ditët e fundit të muajit pritet të kenë temperatura mbi normalen për sezonin, temperatura mesatare e muajit do të rritet edhe më shumë.

Si sot ashtu edhe nesër kushtet favorizojnë transportin e pluhurit nga Afrika, ndaj atmosfera do të mbetet e përvëluar, ndërsa pas një rënie të lehtë të temperaturave gjatë fundjavës, të dhënat e deritanishme tregojnë se në fillim të javës së ardhshme do të ketë një tjetër ndërhyrje të ngrohtë me rritje temperaturash.