Kryeministri në Rai Uno/ Rama: Nuk ka revoltë popullore në Shqipëri. Emigrantët shqiptarë e “kryqëzojnë”. Ja komentet e zbardhura

359
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë, i ftuar në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespës

Shqiptarët e Italisë kryqëzojnë Ramën në Rai Uno

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shfaqur ditën e djeshme në ekranin e televizionin italian Rai Uno, ku ishte i ftuar në emisionin e njohur politik “Porta a Porta” të gazetarin Bruno Vespa. Rama ishte i ftuar në programin të Rai-t për të folur për situatën aktuale politike të Shqipërisë. Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që po ndodh në Shqipëri nuk është revoltë e popullit. Ndërkohë, kryefjala e paraqitjes së djeshme të kryeministrit të vendit në Rai Uno, kanë qenë komentet e shumta të qytetarëve shqiptarë në Itali, të cilat kanë kritikuar ashpër kryeministrin Rama. Moderatori Bruno Vespa ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon të ftuarin e mbrëmjes dhe arsyet, ndërsa menjëherë pas kësaj kanë shpërthyer komentet negative në adresë të kreut të qeverisë, të gjitha në gjuhën italiane.

Disa nga komentet e qytetarëve shqiptarë në Itali drejtuar Kryeministrit Rama

“Mirëmbrëma zoti Vespa. Më vjen keq që keni ftuar në programin tuaj njeriun më të urryer nga shqiptarët. Edi Rama është Toto Riina i Shqipërisë”.

“Ai është mjeshtri i mashtrimit. Vendi ynë në mjerim total”

 “Mirëmbrëma zoti Vespa. Edi Rama është kryeministri më i keq që ka pasur Shqipëria. S’ia vlen barra qiranë ta njollosni spektaklin tuaj me një imazh si atë?”

“Rama është njeriu më i poshtër që njeh historia e Shqipërisë dhe krimineli më i madh i Ballkanit. Ne jetojmë në Shqipëri dhe e dimë ç’pasoja sjell kjo gjë…”

 “Zoti Vespa, mund t’i kërkoni kryeministrit Rama si ka mundësi që drejton administratën më luksoze të Evropës, me naftën më të shtrenjtë, e njëkohësisht ujin dhe energjinë më të shtrenjtë (të mos llogarisim korrupsionin)”

“Bruno. Një pyetje kam për kryeministrin: Pse populli i tij është më i varfri ndër të tjerët?”

“Pyete me mirësjellje Edi Ramën, pse më ka bllokuar në fb dhe pse, edhe në 2019-n, shqiptarët po braktisin Shqipërinë?”

“Bruno, mos e dëgjo. Ai po e zvarrit vendin në kaos. Banorët s’munden më, janë të dëshpëruar, vendi është kanabizuar”.

“Po shohim më të madhin eksod të shqiptarëve, qëkur Edi Rama është kryeministër. Qeveria e tij ka sjellë veç drogë, korrupsion, krim, grabitje dhe propagandë 24-orëshe”.

 “Lideri botëror po shkon në Itali, t’u shpjegojë italianëve pse shqiptarët s’kanë arsye të protestojnë…!”

 “Mirëmbrëma z.Vespa, nëse mundesh, pyete Ramën pse solli në parlament vrasës, kodoshë prostitucioni dhe përdhunues?”

 “Bruno Vespa, mos e njollos “Porta a Porta” me Edi Ramën, sepse është një mashtrues. Ku është rritur ekonomia shqiptare? Thjesht mijëra shqiptarë po arratisen në Itali dhe qëkur ai ka ardhur në pushtet, Shqipëria është shndërruar në vendin e parë që “eksporton” drogë…”

“Qeveria e Ramës është e vetmja që s’ka bërë asnjë përparim në procesin e integrimit evropian. Pse vallë? Si e shpjegon kryeministri ynë?”

“Ç’po bën zoti Vespa? Si ke menduar t’i ndash nga njëra-tjetra një grumbull budallallëqesh me një lumë rrenash?”

 “Pyete pak, ku janë 300 mijë vendet e punës në Shqipëri?

 “Zoti Vespa, pyeteni kryeministrin pse 1 km rrugë kushton 20 milionë euro…i referohem ASTIR-it”

“1-Pse Rama shkarkoi 2 ministra të tij të brendshëm, për lidhje me narko-trafikantët?

2- A janë të vërteta akuzat e një gazetari, lidhur me jostabilitetin e tij mendor, edhe pse ai gazetar sot punon për të?”