Koronavirusi në Itali/ Shkon në 11 numri i viktimave dhe 322 të infektuar. Kreu i Mbrojtjes Civile: Nevojë për maska

127

Janë regjistruar 11 viktima në Itali që humbën jetën nga korona virusi, ndërsa deri më tani, numri i të infektuarve ka shkuar në 322.

Viktima e fundit është një 76-vjeçare, e  cila vuante nga komplikime të frymëmarrjes, e cila humbi jetën në spitalin e Trevisos.

Rajoni më i prekur nga virusi vdekjeprurës është Lombardia ku sot u regjistruan 28 raste të tjera, duke  e çuar numrin e të infektuarve në 240.

42 raste të tjera u konfirmuan në Veneto, 23 në Emilia Romagna, 2 në Toscana, 3 në Lazio, 3 në Piemonte, 1 në Tiroli dhe 1 në Liguria.

Ndërkohë, kreu Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli, tha se në vend ka nevojë për pajisje mbrojtëse personale, si maskat, duke shtuar se institucioni do ta nënshkruaj së shpejti një udhri për plotësimin e  nevojave.