Sigal

Qeveria përgatit projektligjin për mbështetje financiare për punonjësit e naftës, minierave dhe metalurgjisë, i cili do të zëvendësojë statusin e premtuar. Ja kush preket dhe paralajm♪ërimi për protesta ditën e hënë

Financat  zëvendësojnë  statusin e Naftëtarit dhe Minatorit  me  lëmosha

Kujtim Sulçe, Bardhi Meli dhe Beniamin Grabova përfaqësues të shoqatës së Naftëtarëve denoncojnë për gazetën “Telegraf”  qeverinë dhe, konkretisht, ministrin e Financave Arben Ahmetaj, se ka anuluar Statusin e Naftëtarit, për shpërblimin financiar të naftëtarëve dhe me një projektligj që po përgatit, kërkon t’u japë lëmoshë, duke i pagëzuar si “shpërblime financiare”.

Denoncimi

Qeveria me anën e ligjit 8/2017 u ka dhënë naftëtarëve Statusin e Naftëtarit. Sipas këtij ligji, naftëtarët do të shpërblehen 1 % për çdo vit pune, por jo më shumë se 40 vite pune. Mirëpo, deri tani asnjë naftëtar nuk ka marrë asnjë qindarkë lekë sipas ligjit për Statusin e Naftëtarëve, por edhe asnjë të drejtë materiale që u jep ky ligj, si shërbime mjekësore etj. Sikurse pohon për gazetën “Telegraf” Kujtin Sulçe, “Ministri Ahmetaj nuk e ka zbatuar fare ligjin për Statusin e Naftëtarit, por përgatit një projektligj tjetër. Dhe çfarë ka bërë?! Nuk e quan as status për naftëtarët apo minatorët, por i quan mbështetje financiare për punonjësit e industrisë së naftës, minierave dhe metalurgjisë. Çfarë ndryshimesh ka bërë me ligjin që është miratuar që ka dy vjet; në ligjin e parë në atë të statusit thuheshin:

1-Për çdo vit pune do të merresh 1% rritje page për ata që janë në pension se për ata bëhet fjalë, këta e kanë shkruar nga 1% në 0.6%, gati  gjysmë për gjysmë,

2- Kanë hequr të gjithë punonjësit e prapavijës në ligjin për statusin e Naftëtarit, profesionet e tjera ku naftëtarët kanë punuar në  uzinat mekanike; sizmika, audiofizika, administrata vetëm për inxhinierët teknikë që kanë punuar në prodhim sot. Ky është një ligj i miratuar dhe ne kërkojmë që të zbatohet ky ligj dhe të anulohet ajo pjesë e projektligjit që bën fjalë edhe për naftëtarët, sepse naftëtarët e kanë marrë projektligjin dhe ne po presim mbështetjen financiare dhe jo të vihet ligji për statusin.

Qeveria luan lojëra në kurriz të naftëtarëve e minatorëve

Qeveria po mban peng edhe statusin e Minatorëve, të cilëve, edhe pse u ka premtuar, ende ua  mban në sirtar. I vetmi shpjegim është se  qeveria nuk do të shpërblejë minatorët dhe naftëtarët sipas ligjit “Për Statusin e Minatorit”, “Për Statusin e Naftëtarit” etj., por detyrimet ligjore i quan shpërblime suplementare, në përqindje gati sa gjysma e detyrimeve financiare që parashikon ligji, por edhe duke reduktuar profesionet që u jep ligji të drejtën të përfitojnë shpërblimet financiare, në bazë të profesioneve që kanë bërë, deri në vitin 1994. Siç tha për gazetën “Telegraf” Beniamin Grabova, qeveria pret që të vdesin të gjithë naftëtarët e minatorët që përfitojnë shpërblimet dhe të kursejë paratë për koncesionet. Më datën 26 nëntor ora 10 minatorët dhe naftëtarët do të protestojnë para kryeministrisë.