Presidenti Meta: Të promovojmë çdo vlerë që i bashkon kombet tona

196
Presidenti Ilir Meta ne nje status ne facebook eshte shprehur se e ka pranuar me kënaqësi ftesën e komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit, për t’ju bashkuar sot festës fetare të Shën Joan Vladimirit. Ai shprehet se: Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje!
Postimi i plote…
E pranova me kënaqësi ftesën e komunitetit ortodoks dhe të Mitropolitit të Elbasanit Imzot Andonit, për t’ju bashkuar sot festës fetare të Shën Joan Vladimirit, një prej shenjtorëve më të rëndësishëm në Ballkan, simbol i përbashkimit të popujve pavarësisht kombësive.
I lumtur të takoja shumë qytetarë edhe nga vende të rajonit, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia, të cilët kishin ardhur në Shijon për të festuar së bashku e në harmoni të plotë me besimtarët shqiptarë.
Të promovojmë çdo vlerë që i bashkon kombet tona, duke inkurajuar bashkëpunimin, bashkëjetesën, dialogun dhe tolerancën mes etnive dhe besimeve, për të forcuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.
Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje!
Shenjtori i ndihmoftë! 🙏🇦🇱
Sigal